Dalja publike, pas shumë kohëve e aktores së njohur Matilda Makoci, solli shumë interes ne media, jo vetëm për faktin se ajo është aktorja e dashur e viteve 80, por edhe pse ka qenë bashkëshotja e kryeministrit Edi Rama dhe nëna e djalit të tyre, Greg.
Makoci nuk ka folur kurrë, këto vite për martesën e saj.
Për herë të parë ajo foli këtë jave, duke u shprehur se Edi ishte shoku i saj i dashur.
Pas daljes së intervistës, ishin të shumta debatet ne media mbi vërtetësinë e deklaratës së aktores Matilda Makoci, kur fliste për kryeministrin Rama. Por shqiptarja.com, ka postuar linkun e audios. Ja çfarë thotë ekzaktësisht Makoci:
“Më vjen mirë që më përmendët Edin. Më vjen shumë mirë që më përmendët një shok shkolle, një shok të dashur për të gjithë. Edhe sot që është kryeministër është një njeri i afërt për të gjithë dhe gëzohem për sukseset që ka. Djali që kemi ndihmon për të qenë një miqësi e sinqertë dhe pa shqetësime”./ dritare.net