Disa persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar fizikisht regjisorin, aktorin dhe përkthyesin Laert Vasili.
Ai ka bërë kallëzim në polici pranë komisariatit numër 1 në Tiranë.
Vasili është shprehur para uniformave blu se nuk i njeh dhunuesit dhe se nuk ka konflikte me ndokënd.
“Nuk i njoh dhunuesit dhe nuk kam konflikt me asnjë,” është shprehur aktori.
Vasili u bë i njohur sidomos pas sulmeve nga aktivistët e partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”, për në një prej shfaqjeve të tij, “Corpus Christi”, e vënë në skenë në Athinë.