Muaj pasi Albert Camus (7 nëntor 1913 – 4janar 1960) mori çmimin Nobel në letërsi në vitin 1957, çka e bëri atë t’i dërgonte një letër të bukur mirënjohjeje mësuesit e tij të fëmijërisë, ai i shkroi një letër poetit të madh Sovjetik dhe përkthyesit Boris Pasternak (10 shkurt 1890 maj 30, më 1960). Camus ishte rritur duke vlerësuar punën e Pasternak për shumë arsye: eleganca intelektuale, të menduarit kritik, një shpirti i pavarur socialist- cilësi që e kishin bërë qeverinë sovjetike të mbante një sy censurues ndaj shkrimtarit rus dhe të kërcënonte lirinë e tij.
Jo i huaj ndaj miqësive të vështira, Camus po kalonte Perden e Hekurt, përmes gjuhës, kulturës, politikës e moshës, me një ofertë zemërgjerë vlerësimi e inkurajimi- për një njeri që ai kurrë nuk e kishte takuar, por që ai e ndjente thellë në shpirt të afërm. Pasternak, pothuaj një çerek shekulli më i madh se Camus, iu përgjigj me bujari e admirim.
Korrespondenca e tyre, të kujton ciklin e vlerësimit të ndërsjellë mes Thomas Mann dhe Hermann Hesse.
Më 9 qershor 1958 – menjëherë pas publikimit në gjuhën frënge të “Doktor Zhivagos” së Pasternak dhe pak muaj para se vetë Pasternak të nderohej me Çmimin Nobel në Letërsi, që Partia Komuniste e detyroi ta refuzonte, Camus shkruan:
I dashur Boris Pasternak,
René Char, i cili është miku im më i mirë, më dha adresën tuaj, sepse ai e di miqësinë dhe admirimin që kam ndjerë prej një kohe të gjatë për punën tuaj dhe për ju.
Unë doja vetëm t’ju dërgoja një tekst të vogël- rëndësia e vetme e të cilit është një respekt i madh nga larg për ju. Ka disa prej nesh në Francë që ju njohin ju dhe jetën tuaj.
Unë, që nuk do isha askush pa Rusinë e shekullit të XIX, gjej tek ju Rusinë që më magjepsi dhe më dha forcë. Është e pavërtetë të themi se kufijtë nuk ekzistojnë. Ata ekzistojnë, përkohësisht. Por në të njëjtën kohë ekziston një forcë e krijimtarisë dhe e të së vërtetës që na bashkon, në përulësi dhe në krenari njëherësh.
Nuk e kam ndjerë kurrë këtë më shumë sesa gjatë kohës që ju kam lexuar dhe është kjo arsyeja, pse unë do të doja t’ju shprehja mirënjohjen dhe solidaritetin tim. Ju dërgoj urimet më të ngrohta për ju, punën tuaj dhe vendin tuaj të madh. Ju jap dorën.
(Albert Camus)
Shtatëmbëdhjetë ditë më vonë – me gjasë edhe për shkak të vëzhgimit të rreptë të korrespondencës me të huaj në Rusinë sovjetike – Pasternak lexon bujarinë e Albert Camus dhe shkruan një letër të bukur që e lë ne emrin e tij, në rast se ajo bie në duart e censorëve të tij qeveritarë. Në të shkruan:
I dashur Z. Camus,
E kam të vështirë t’u besoj sytë të mi që po ju shkruaj juve Camus.
Një faqe e re është hapur në jetën time, gjë që më jep të drejtën dhe mundësinë për t’ju shprehur kënaqësinë dhe mirënjohjen time për nuancën e veçantë (që keni) në shfaqjen e mendimit të sotëm universal sotme, çka është falë jush.
Unë rrallë kam kohë për të lexuar çfarë më pëlqen dhe çfarë më intereson. Kafka e Faulkner, janë ende të palexuar, më presin t’i marr nga raftet e bibliotekës. Ju përgëzoj që keni shkruar një prozë, leximi i së cilës bëhet një udhëtim i vërtetë: viziton vendet që përshkruhen, përjeton situatat, ndjen personazhet kryesore…
Miqësia ime e re, nëse mund të guxoj të them kështu, me ju është një lumturi papërshkrueshme, magji, një përrallë. Unë mundem të kap frymën e pakonceptueshme të kopshtit në agim. …
Unë mendoj thellë mbi origjinalitetin absolut të artit dhe në atë se cila është detyra e artit, në vend të filozofisë – kapja e thelbit të jetës …