Rikthehet Matilda Makoçi: Edi Rama, shoku im i rinisë me të cilin ndamë ëndërrat. I uroj sukses në misionin e tij!

Aktorja e mirënjohur e viteve ‘80-‘90, Matilda Makoçi është rikthyer në skenën artistike me një performancë shumë të veçantë në ekspozitën e artistes, Natasha Begës.

Ekspozita e titulluar “Hare+m” e çelur në restorant ‘Pierino’ pranë Medresesë ka qenë një projeksion multidimensional me piktura dhe objekte ku nuk kanë munguar edhe zonja me veshje haremi si dhe figura e Ali pashës dhe bajronit.

Në këtë ekspozitë Matilda Makoçi ka recituar poezi që deklarohen për herë të parë të autores Natasha Bega, e cila ka nxitur kthimin e saj në skenë.

Ndërkohë Matilda Makoçi flet për Report TV për këtë rikthim në skenë artistike duke u shprehur më tej, se nëse do t’i jepet mundësia ajo do të vijojë jetën artistike për aq gjëra sa mund të bëj.

E pyetur për filmat që transmetohen në televizionin Report Tv ajo u shpreh se janë nostalgji e vjetër, “Nuk kthehem më te ajo nostalgji, ka qenë një ëndërr e rinisë”. Por, Makoçi ka shprehur një dëshirë të madhe për të vazhduar me mundësitë që e lejojnë të jetë pjesëmarrëse në aktivitete artistike.

Ndër të tjera Makoçi është shprehur: “Më vjen mirë që kur mora pjesë në këtë ekspozitë përmendet ish-bashkëshorti im Edi Rama. Ka qenë shoku im i rinisë me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun. Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij.”/ shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *