Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit një bashkëpunim me Teatrin e Kukullave – QKKF, dha sot shfaqje në natyrë për vogëlushët rom në Qendrën Komunitare Tufinë.
Artistë profesionistë performuan fabulën aq të njohur “Kësulkuqja” në një shtëpizë – teatër ideuar për shfaqje në natyrë.
Para se te niste shfaqja, festa u ndez me kolazh këngësh për fëmijë, ku fëmijët rom bashkë me prindërit pritën me hare ardhjen e aktorëve. Ndërsa pas përfundimit të interpretimit, që u ndoq me kërshëri nga më të gjithë, fëmijët patën mundësi të shohin nga afër kukullat dhe personazhet e tyre të preferuar e madje, bënë fotografi me ta.