Qentë, terapia më e mirë për nostalgjinë

Si ta mbytësh nostalgjinë dhe vetminë nëse ndodhemi larg të dashurve? Tetori është periudha kur shumë studentë largohen nga shtëpitë e tyre për në universitet, ndahen nga miqtë, prindërit dhe kjo con në vetmi dhe ndjenjën e mallit. Një studim i ri ka zbuluar një formë për ta reduktuar këtë ndjenjë me qen. Hulumtimi u realizua nga Universiteti i Kolumbias Britanike, në Kanada dhe tregoi se miku i më i mirë i njeriut, qeni, është celësi për ata që largohen për një fillim të ri. Studimi tregon se terapia e asistuar me kafshë mund t’i ndihmojë njerëzit të luftjnë nostalgjinë dhe mund të ulë ndjenjën e braktisjes së studentëve gjatë vitit të parë të studimeve. Kalimi nga shkolla e mesme në universitet mund të jetë një pengesë për shumë studentë të vitit të parë. “Studentët që provojnë ndjenjën e nostalgjisë e braktisin shkollën dhe interesi i universiteteve është të mbështesë studentët gjatë kësaj faze tranzitore,” – komenton John Tyler Binfet, bashkautor i hulumtimit. Në këtë studim studentët e 44 universiteteve që kishin pohuar se ndiheshin melankolië, plotësuan një pyetsor për të matur nivelin e nostalgjisë, kënaqësisë dhe lidhjen me kampusin universitar. Gjysma e pjesëmarrësve kaloi 8 javë në terapi me qen, ndërsa gjysmës tjetër iu tha që terapitë me qen do të fillonin brenda 8 javëve. Terapia përfshinte seanca javore prej 45 minutash me ndërveprime me grupe të vegjël me qen. Pas përfundimit të seancave pjesmarrësit e të dy grupeve plotësuan përsëri pyetsorë. Ata që kishin kontakte me qen kishin një reduktim të trishtimit ose të melankolisë dhe ishin më të kënaqur. Grupi tjetër që i priste seancat shfaqi një rritje të ndjenjës së nostalgjisë. Edhe pse duhen studime më të thelluara, aftësia e universiteteve për t’i lidhur studentët me kampusin mund të jetë një zbulim për reduktimin e numrit të braktisjeve të shkollës nga studentët e vitit të parë. /bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *