“E gjeta..! E kerkon nje shtet i tere, une e gjej duke pi kafe. Ahhh moj Lolita moj e poshter qe shan ne Facebook, ta mbash mend..! P.s. Me vjen ta mbys, sa e mire qe eshte”, – kështu shkruan aktori Jul Deda, i cili ka postuar këtë foto provokuese në Facebook.
Ai pretendon se vajza është një nga administratoret e faqes në Facebook Lolita, e cila këto kohë ka hapur një debat virtual mbi lirinë e medias dhe shprehjes së lirë. Lolita thotë se qeveria kërkon ta mbyllë si faqe pas statuseve të saj për disa personazhe të politikës që janë pjesë e pushtetit dhe mazhorancës.