Science for Peace me qendër në Milano të Italisë, për çdo vit ndan çmimet për artistët që me krijimet e tyre kanë ndikuar edhe në paqe, dhe pikërisht ky çmim, për vitin 2016 i është ndarë artistit shqiptar Adrian Paci, shkruan “KultPlus”.
Me ndarjen e këtij çmimi është vlerësuar se Adrian Paci është një artist shumëdimensional, i cili në veprat e tij përdor teknika dhe materiale të ndryshme.
Po ashtu, në përshkrimin e figurës së Pacit janë përmendur edhe pjesëmarrjet e tij artistike në shumë ekspozita të rëndësishme botërore, duke përfshirë edhe Bienalen e Venecias.
Çmimi “Art for Peace Award” ndahet për artistët që shkëlqejnë në përhapjen e mesazheve të paqes dhe këtë çmim, deri më tashti e kanë marrë shumë artistë të njohur.