Nëse urrejtja juaj mund të shndërrohej në energji elektrike, do të ndriçonte të gjithë botën!

Me idetë është si marramendja teksa ngjitesh në lartësi: Në fillim ato ju vënë në siklet dhe jeni të shqetësuar se mos rrëzoheni poshtë, mosbesues ndaj fuqive tuaja; por shpejt largësia e trazirave të jetës dhe ndikimi frymëzues i lartësisë e qetëson gjakun tuaj; hapi juaj bëhet më i fortë dhe i sigurtë, dhe filloni të shihni lartësitë marramendëse.

Ajo çfarë duam ne tani është një kontakt më i ngushtë dhe një kuptim më i mirë ndërmjet individëve dhe komuniteteve, si dhe eliminimin e egoizmit dhe krenarisë në të gjithë botën, që është gjithmonë e prirur të zhytet në botën e barbarizmit primitiv dhe konflikteve… Paqja mund të vijë vetëm si rrjedhojë natyrale e iluminizmit universal…

Çdo qenie e gjallë është si një motor i përshtatur ndaj mekanizmit të universit. Edhe pse në dukje duket se prek vetëm mjedisin e tij përreth, sfera e ndikimit të jashtëm shtrihet në një distancë të pafundme.

Përhapja e qytetërimit mund të krahasohet me atë të një zjarri; në fillim një shkëndijë e dobët, pastaj një flakë që dridhet, dhe më pas një zjarr i fuqishëm, me një energji dhe shpejtësi gjithnjë e në rritje.

Shumë persona janë kaq shumë të zhytur në soditjen e botës së jashtme, sa që janë plotësisht të pavëmendshëm mbi atë që është duke kaluar brenda vetes së tyre.

Nëse urrejtja juaj mund të shndërrohej në energji elektrike, do të ndriçonte të gjithë botën.

Qenia njerëzore është një automat vetëlëvizës, nën kontrollin total të ndikimeve të jashtme. Sado të vullnetshme dhe të vendosura që duken, veprimet e tij janë të diktuara jo nga brenda, por nga jashtë. Njeriu noton i lëkundur nga valët e një deti të trazuar.

Virtytet dhe dështimet tona janë të pandashme, si forca dhe materia. Kur ato ndahen, njeriu nuk ekziston më.

Jeta është dhe do të mbetet gjithmonë një ekuacion i paaftë për të dhënë zgjidhje, por ajo përmban disa faktorë të njohur. / www.bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *