82 vjeçari, Leonard Cohen, thotë se tani është gati të vdes.
“Nuk guxoj ta lidh veten me një strategji shpirtërore. Nuk guxoj ta bëj këtë. Kam disa punë për të mbaruar. Jam gati për të vdekur. Shpresoj të mos jetë shumë e parehatshme. Kjo është gjithçka rreth meje”, tha këngëtari së fundmi për The New Yorker.
Ai vazhdoi se: “Teksa unë i afrohem fundit të jetës sime, kam edhe më pak interes për shqyrtimin e vlerësimeve shumë sipërfaqësore ose mendimeve në lidhje me rëndësinë e jetës apo punës së dikujt.”
Cohen e filloi karrierën e tij në vitet ’60 dhe ende shkruan poezi dhe muzikë. Albumi i tij i fundit, “You want dark”, do të dalë me 21 Tetor.