Nga Alisa Velaj
Me prit edhe ti kur te vije vjeshta
Dimri eshte si ta trajtosh mepastaj
Mund te t’i thaje gjymtyret der ne palce
Sikunder mund te jete ai miku i paftuar
Qe troket ne dere një nate me stuhi bore
Đhe ti e le ndane vatres ku kercasin druret
Nderkohe qe ai rrëfen histori te zjarrta
Per gjera te qena e te paqena
Duke i shastisur fëmijet kureshtare
Mos prit qe vjeshta te te vije afër shtëpise
Stinët kanë ngjarjet e tyre
Sikurse njerëzit
Mund te ndodhe te te vije papritur e papandehur
Mund te kaloje pranë shtëpise tende
Duke nxituar per tjeterkund
Mund te kete dale prej qenies tende
Tek ujisje zambaket e bardhe
Si avull fryme ne nje dite dimri.
E kuptove si komunikojne stinët Etna?