Më 11 tetor 1963 shuhet Edith Piaf, “zogthi i dhimbjes”. Fjalët e fundit para vdekjes: S’i kam bërë keq askujt!

Piaf ka lindur në vitin 1915 në lagjen e varfër të Belleville, Paris, i cili ishte (dhe ende është) një shtëpi për marokenët dhe algjerianët kryesisht. Nëna e saj, një këngëtare kabaresh, ishte gjysmë italiane dhe gjysmë algjeriane. Babai i saj ishte akrobat cirkut. Ndërsa ai ishte në ushtri, nëna e Edith e la vajzën e saj me nënën e saj algjeriane dhe u zhduk. Nga mosha 3 deri deri në 7 vjeçe, Edith ishte e verbër për shkak të disa sëmundjeve që ajo kishte marrë në bordello (që ata e quajtën keratitis në ato kohë, por e cila në ditët e sotme mendohet të ketë qenë meningjit. Kur ajo ishte 14, i ati i saj e mori në grupin e tij të akrobacisë të udhëtonte në të gjithë Francën, por artriti i saj e pengoi atë në akrobaci, kështu që i ati i saj insistoi që ajo të këndonte për të shoqëruar aktin e tij. Ajo u zbulua nga një organizues kabaresh, i cili e ri-quajti atë Piaf, ose “harabele”, (i cili më vonë do të vritej brutalisht), Edith pati një ngjitje meteorike në sferën e lartë të yjeve dhe nga viti 1935 do të këndonte në sallat më të mëdha të Parisit.

Piaf pati betejë shumicën e jetës së saj me alkoolin dhe me varësine ndaj qetësuesve të ndryshëm.
Më vonë, kur gjendja iu përkeqësua shumë, ajo ishte shumë kokëfortë që të largohej nga skena dhe për shkak të kësaj, Piafit i ndodhte të rrëzohej nga skena dhe të përfundonte në spital.
Edhe pse e dobët fizikisht, zëri i saj vazhdonte të ishte i fuqishëm, dhe i linte me gojë të hapur të gjithë njerëzit që e dëgjonin.

Piaf 11 në tetor të vitit 1963, në moshën 48 vjeçare.

Pas vdekjes së saj, kryepeshkopi i Parisit refuzoi t’ia bënte varrimin, për shkak të jetës jobesimtare të saj.
Por, pa marrë parasysh këtë, lajmi për vdekjen e Piafit shkaktoi dhimbje shtetërore dhe dhjetëra mijëra adhurues të Piafit dolën në rrugët e Parisit për ta përshëndetur për herë të fundit këngëtaren.

Fjalët e fundit të Piaf para se të vdiste ishin:

“Unë s’kam frike nga vdekja. Sepse, s’besoj t’i kem bere keq ndokujt e s’kam pse t’i frikësohem ndëshkimit. Natyrisht, ne jete te gjithë kane pak a shume sjellje te mira, ashtu si edhe jo te mira por, unë mendoj se po qe se ato i shoqërojmë me veprime dhe sinqeritet, kur te vije koha te vemi para Gjykatësit te Plotfuqishëm, po qe e kemi shpirtin te qete s’kemi pse te trembemi. Unë s’kam qene kurrë e ç’gënjyer nga dashuria. Dashnoret e mi me kane dhëne një përvoje te madhe. Nuk me vjen keq për asgjë qe kam bere, për asgjë qe kam provuar dhe po te ish se do te kisha një jete te dyte unë do t’i beja ato përsëri. Unë falënderoj Perëndinë qe me dha këtë jete, këtë mundësi te jetuari, sepse e kam jetuar atë qind për qind e s’me vjen keq për asgjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *