U deshëm

Nga Edvin Kukunja

U deshëm

Nga caku në cak i të panjohurës

Derisa rishtazi u pamë në sy

E në atë shkëlqim u njohëm

E brenda njohjes u humbëm

E njëri-tjetrit i dhuruam

Një pritje të pafundme

Nga ato që mbajnë era stacionesh

Erë kafeje dhe duhani

Fletësh e bojë librash

Nga ata me fletët e zverdhura

Me shënime e cepa të përthyer

Plot me ëndrra e malle njerëzie

U deshëm

Nga caku në cak i të panjohurës

Dhe kaq madje ishte një mrekulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *