Celine Dion thotë se ajo kurrë nuk ka patur njeri tjetër përveç burrit të saj, Rene Angelil, i cili u nda nga jeta këtë janar, pas një beteje me kancerin.
“E dashuroj atë. Unë jam ende e dashuruar me të”, tha ajo për CBS Sunday Morning.
Pyetjes së gazetarit nëse është dashuruar me dikë tjetër ajo ju përgjigje: ‘Jo tani’.
48 vjecarja e cila performoi në Koloseum ‘Caesars Palace’ në Las Vegas thë për CBS: “Unë jam ende e martuar me të. Unë kurrë nuk kam puthur një njeri tjetër në jetën time”.
Celine Dion dhe Rene Angelil u njohën kur ajo ishte 12 vjeç. Këngëtarja e ka përshkruar të shoqin si “i vetmi i dashur që kam pasur gjithnjë”. Çifti i lumtur që kishte 26 vite diferencë moshe, ishte i martuar në vitin 1994 dhe kanë tre fëmijë: Rene Charles, Eddy dhe Nelson.
Është e rrallë dhe e vështirë të shohësh një çift kaq të përkushtuar për njëri-tjetrin sa ata. Dion dhe Angelil kanë mundur të provojnë, se jo vetëm është e mundur një dashuri e tillë, por edhe se ajo zgjat.
Kur u njohën, Celine ishte 12 vjeçe ndërsa ai 38. Pas disa vitesh investim në karrierën e saj dhe vitesh të tëra martese, këngëtarja ka qëndruar pranë të shoqit prej vitit 1980 deri në betejën e fundit me kancerin.
Romanca e tyre filloi pasi Rene pa një kasetë ku këndonte Celine.