Kur u krijua banka e bujqësisë shqiptare?

Gëzim Llojdia
Kapitali ishte vetëm 5 milion franga ari Në dhjetor të viti 1926 Ministri i Bujqësisë Vokopola thotë se së shpejti do të krijohet Banka bujqësore .Gazeta Kombi Shqiptar duke nisur ekspozenë me Ministrinë e Bujqësisë e prezanton atë si njeri që e karakterizon kthjelltësia e mendimeve .Kapitali financiar që rezervohet kësaj banke është 5milion franga ari . Vokopola numri një I bujqësisë shqiptare është shprehur 2 milion nga ky kapital që rezervohet në këtë bankë janë të destinuara për përmirësim e farës së mbjelljes ,të vreshtave dhe ullishtave si dhe për përmirësimin produktiv të tokës bujqësore . Një kujdes do ti kushtohet përmirësimit të racës të kafshëve si dhe për të shtuar këtë racë .
Duke gjykuar për pjesën tjetër ministri shprehet se 3 milion do të jepen me kamatë të arsyeshme për bujqit për ti ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së tyre bujqësore. Një komision i veçantë do të kujdeset për ata bujqit që kanë rënë viktima të atyre fajdelëpirës të cilët kanë huajtur të cilët kanë huajtur tek bujqit e varfër të holla me 20%-30%-40% . Në rast që një bujk do të qahet te komisioni për kamatën madhe që i ka ngarkuar me aktin e huaja fajdelëpirësi . Prej Bankës bujqësore do të kenë të drejtë të huan bujqit e vërtetë , jo vetëm ata që kanë nga një arë vetëm ose dy për shërbimin e tyre . Lidhur me statutin e bankës janë studimin 4 projekte Hungaria,Bullgaria dhe 2 projekte përgatiten prej Ministrisë. Me fillimin e kësaj banke do të përmirësohet e cila është mjeti principal i përmirësimit ekonomik të shtetit .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *