Njeriu që krijoi Parisin!

Në shekullin e 19-të, George-Eugène Haussmann rimodeloi dhe rindërtoi krejtësisht kryeqytetin francez. Jonathan Glancey përshkruan se si ka lindur qyteti i sotëm.
Nga Jonathan Glancey
Paris mbetet një nga qytetet më të vizituara në botë dhe përtej qendrë së tij të mrekullueshme, zona Marais ushtron një tërheqje magnetike. Mbreti e lëvizi oborrin e tij nga Versaja e pas kësaj në dekadat e fundit do të krijohej një labirint simpatik i dyqaneve të modës, kafeneve, restoranteve, muzeve dhe galerive.
Në vitin 1853, perandori pati udhëzuar Haussmann për të rindërtuar qytetin që kundërmonte për ta kthyer atë në një qytet të shëndetshëm. Lagje të tëra mesjetare të qytetit do të të rrafshoheshin për të zënë vend aty rrugë moderne. “U pastrua Parisi”, shkruante Haussmann me krenari në Kujtimet e tij.

NJERIU QË SHEMBI

paris manNjë administrator publik pa asnjë trajnim në arkitekturë apo planifikim urban, Haussmann e ktheu Parisin në një vend ndërtimesh titanike për 20 vjet. Edhe pse ai u detyrua të japë dorëheqjen në vitin 1870 kur perandori u përball me kritika në rritje për shpenzimet e tepruara, puna për planin e ‘Haussmann’ vazhdoi deri në fund të vitit 1920.
I konceptuar dhe i ekzekutuar në tri faza, plani përfshinte prishjen e 19,730 ndërtesave historike dhe ndërtimin e 34,000 ndërtesave të reja. Rrugët e vjetra u dhanë vend rrugëve të gjata, të karakterizuara nga blloqe banimi të harmonizuara rregullisht me stil neo-klasik.
Së bashku me rrugët, Haussmann solli sheshe të mëdha, parqe të qytetit modeluara në ‘Hyde Park’ të Londrës, sisteme gjithëpërfshirëse të ujërave të zeza, një ujësjellës i ri që mundësonte ujë të freskët, një rrjet tubash gazi nëntokësor dhe rrugë të ndriçuara apo edhe rreshta pemësh të mbjella rishtazi.
Kjo infrastrukturë urbane u shoqërua me ndërtime të guximshme stacionesh të reja hekurudhore – Gare du Nord dhe Gare de L’Est – shkolla të reja, kisha, sheshe të tjera të qytetit, teatrove ambiciozë në Place du Châtelet, gjigandi, si edhe rrjete rrugësh që lidheshin me Harkun e Triumfit dhe me Place de l’Etoile.
Asnjë qytet tjetër i madh, para apo pas, nuk është transformuar në mënyrë radikale në kohë paqeqe. Atje qenë punësuar një numër i madh të punëtorësh të kualifikuar dhe të pakualifikuar, së bashku me arkitektë, inxhinierë deri tek ata që merreshin me peizazhin. E gjithë kjo, e ktheu qytetin në një vend të shëndetshëm pas dekadash të gjata me kolerë dhe tifo. Projekti i Haussmann i dha parizienëve dhe të gjitha klasave të tij, parqe për të luajtur dhe për të pushuar në to.
Megjithatë, kritikuan nuk munguan dhe qenë të forta nga të katra anët. Historiani të 20-të shekullit René Héron de Villefosse duke komnetuar transformimin, thoshte se “anija e vjetër e Parisit u silurua nga Baroni Haussmann dhe u mbyt gjatë mbretërimit të tij. Ky ishte ndoshta krimi më i madh i prefektit megaloman dhe gabimi i tij më i madh … Puna e tij ka shkaktuar më shumë dëme se sa njëqind shpërthime”.

NE GJITHMONË DO TË KEMI PARIS

Kur në vitin 1944, forcat aleate marshuan për çlirimin e qytetit, Adolf Hitleri urdhëroi prishjen e Parisit. Gjeneral majori gjerman Dietrich von Choltitz kundërshtoi t’i bindej. Paris ishte thjesht shumë i bukur për t’u shembur. Napoleon Bonaparte, Napoleon III, Baron Haussmann dhe Le Corbusier nuk kishin qenë kaq sentimentalë për Parisin sa gjenerali gjerman.
Edhe pse i tillë, plani monumental ‘Haussmann’ mbetet mbresëlënës, jo më pak, edhe për shkak se ai ka arritur aq shumë, në mënyrë të shpejtë dhe me një standard të tillë të lartë e uniform. Një administrator publik me profesion, Haussmann ishte një figurë komanduese i cili, edhe pse një muzikant i talentuar, nuk ishte sentimentalist. Ai madje shkatërroi shtëpinë e tij, ku pati lindur në 55 rue de Faubourg-du-Roule – pavarësisht kujtimeve të fëmijërisë.
(BBC/ Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *