Profesori i njohur, një ndër personalitetet e filiologjisë në Shqipëri, i diplomuar në Universitetin e Grazit në Austri, Gilman Bakalli ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Ai është ndarë nga jeta, pasi është prekur nga një leuçemi akute, e cila nuk i ka dhënë kohë të bëjë betejën e tij kundër sëmundjes.
Lajmi i ndarjes së tij nga kjo botë ka trishtuar pa masë jo vetëm studentët e tij, por gjithë botën akadamike, miq e të njohur.
Ai ishte një përkthyes i shkëlqyer, publicist dhe një nga zërat më objektivë e të urtë të opinionit publik.