Gazetari i kronikës së zezë, poezi kolegëve plot të vërteta e batuta

Armand Bajrami

Nuk e bej per “scoop”, e bej per qyfyre
Te kujtoj koleget, ata jashte zyre
Ata qe perdite ne terren takoj
Ca rima, ca vargje, sot une t’u kushtoj

Do thoni ju pse, po per qef o vlla
Fjal’ t’mira për ta, njeri shkruar s’ka
K’shtu qe marr zotimin nga kreu ne fund
t’u them nga nje fjale, për gjithkënd qe mund

Se ne jemi trima, ne jemi vet’ “nona”
Merremi me krimin, me gjonat e rona
Jemi edhe t’bukur, mos thoni genjeve
Po nuk qe i tille, jo sun rrin me neve

Njerëz t’mirë patjetër, k’të e them me bindje
Kjo nuk do të thotë, që nuk kemi grindje
Gjithmonë ne parim, ne sens pozitiv
T’mirë argumentuar, kurrë pa një motiv

Vec për dijeni, të jeni t’vetdijshëm
Rendi i përmendjes është i rastësishëm
Kënd të mbaj me hatër, jo mua s’më falet
Ndaj ne kete rast, une qendroj mbi palët

Në kanalin TOP, kemi ne plot fat
Përfaqësim nga labe, 24 karat
Anila i thonë, është vajzë për kokë
Fjalën e batutën, s’e lë t’bjerë n’tokë

“E pra, ja gjykata, studio me dëgjoni?
Ja pra, këto janë pamjet. Studio, i shikoni?”
Eshtë Arsen Rusta, manjaku i direktes
Pa dy live ne dite, s’i ben derman vetes

Tek “News24”, gjigandi i lajmit
I kemi vënë n’ballë, një vajze zamani
Ësht’ Klodiana Lala, një cucë nga Dibra
E fortë në lajm, e fortë në titra

Reklame n’Opinion, Flamur i na ben
Flet pak edhe sakte, i ze fjala vend
Nuk ben diversion e as fantazi
Me argument bindës, vendos pikë mbi “i”

Një tjetër cun njish, të flasim taman
I thonë Xhev Zhabina, punon n’tv Klan
Gje nuk na tregon, po larg ka nj’ maraz
Që kur ktheu makinën nga benzinë në gaz

Ka edhe të tjerë, Jul i ne Vizion
Fashionist i lindur, por pa silikon
Po aty dhe Andi, mret nga Elbasani
Po i shave Jul shefin, për të bëhet nami

Ermal i pe Korce, sot për sot në “Sot”
Korrekt e i fisëm, shakanë s’e con kot
Nga tjeter krahine, me andej nga deti
eshte ajo e Ores myzeqarja Keti

Se ne Top Kanal është edhe Janku
I vjetër n’zanat, lajmin ndjen së largu
Prane ka dhe bicepsin, kolegun Ferhati
Lajme dhe n’palester, nuk e ze rehati

Sic ju e shikoni, për vetë gjë s’thashë
Jo më kot n’mbarim, strofën time lashë
Jam tradicional, rregullat s’i prish
Së pari për miqtë, n’fund i zoti shpisë

Do them vetëm pak, mos i bie anës
Unë jam Mand Bajrami, djali i “Panorames”
Besoj është mjaftueshëm, për këtë moment
Kush ka per te shtuar, bujrum në koment

Nese kohe ju mora, falemnderit shume
Tani me yxhym, kthehuni prape n’pune
Uroj t’ia kem dalë, tani t’jeni t’qeshur
Boll për pak sekonda stresin t’ju kem hequr.

Poezia është postuar në Facebook dhe titullohet Kolegëve II. Në pritje të Kolegëve III ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *