Ekspozita në FOAM/ BBC: Dinastia e fotografëve Marubi, një portet i Shqipërisë

Ka vetëm pak kohë që ekspozita “Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare”, është hapur në muzeun FOAM në Amsterdam. Por magjepsja e fotove të Marubëve ka prekur edhe BBC, e cila në këtë video, me tingujt e këngës “Lule Borë” në sfond, kompozuar nga Simon Gjoni, tregon një copëz të historisë së fotografisë shqiptare.

“Pak pas shpikjes së fotografisë një italian hapi një studio fotografike në Shkodër. Tani një ekspozitë e fotove të marra nga 3 breza fotografësh është hapur në Foam, muze i fotografisë në Amsterdam të Holandës. Kim Knoppers është kuratorja e ekspozitës,  “Dinastia Marubi, 100 vite të studios  fotografike shqiptare”. Duke folur me gazetarin Dan Damon të BBC  ajo ka shpjeguar pse kjo ekspozitë është e rëndësishme. Ato foto perifrazon Knoppers  dëshmojnë për një pasuri të rrallë kulturore dhe janë dëshmi historike, e një Shqipërie nga një vend nën Perandorinë Otomane  e deri tek Shqipëria e izoluar nga bota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *