Udhëzim si të vëzhgosh

Dan Pagis

“Ndëgjo me vëmendje: bota që po të shfaqet
në zero pikë zero një gradë celsius
ishte, me gjithë gjasa,
e vetmja që shpërtheu fill nga heshtja.

Sillej brenda një tullumbaceje të blujtë, goxha të fryrë;
në të ndoherë kishte re, fllad deti,
ndoherë një shtëpi, po mbase një balonë, fëmijë,
dhe vende-vende ndonjë engjëll,
a një kopësht, apo qytetth.
Nën të gjendeshin të vdekurit, nën ta
një shkëmb, poshtë këtij një burg i xhindosur.

A është e qartë? E përsëris: përjashtë ka
re, sokëllima, raketa ajrore,
zjarr në lëndina, kujtesë.
Shumë poshtë këtyre, gjenden shtëpi, fëmijë.
Tjetër çfarë?

Pika e vogël mënjanë? Më ç’duket
është hena e vetme e asaj bote.
Hënë që shpërtheu veten qysh përpara gjithë k’saj.”

Shqipëroi: EDON QESARI


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *