Artisti i 700 pikturave!

Rembrandt Harmenszoon van Rijn lindi më 15 korrik 1606 në Leiden dhe vdiq më 4 tetor 1669 në Amsterdam. Ai konsiderohet si një ndër mjeshtrat më të mëdhenj të historisë së artit evropian dhe piktori më i famshëm holandez i shekullit të 17-të. Kontributi i tij në art erdhi në atë periudhë të cilën historianët e quajnë epoka e artë holandeze, kur kultura holandeze, shkenca, tregtia, pushteti dhe ndikimi në botë arritën majat më të larta. Mes veprave kryesore të Rembrandt-it janë: Martesa e Samsonit, Mëngjesi martesor, Shën Pali në Burg, Leksione anatomie, Nusja çifute, Portreti i një njeriu, Familja, Portret i vetvetes dhe Adhurimi i Magit. E dashura e tij e përhershme Hendrickje vdiq në vitin 1663 dhe djali i vetëm Titus vdiq në vitin 1668, në moshën 27-vjecare. Njëmbëdhjetë muaj më pas artisti i 700 pikturave vdiq në Amsterdam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *