A është kjo grua, shkrimtarja misterioze Elena Ferrante?

Që prej botimit të romanit të parë më 1992, Elena Ferrante ka korrur sukses me katër romane kushtuar Napolit duke rritur njëherësh edhe spekulimet mbi identitetin e saj të vërtetë.

Identiteti i vërtetë i Ferrantes nuk dihet- por ajo vazhdon e shkruan duke ruajtur anonimatin, madje nuk kanë mungur as intervista të sajat në median e shkruar, falë ndihmës që ka dhënë botuesi i saj. Sukses pa makerting- është arritur e pamundura thotë shumëkush për shkrimtaren që së fundmi ishte një ndër pretendendentet për “Man Booker Prize”. Së fundmi, një artikull hulumtues i Neë York Times, përpiqet të hedhë dritë mbi gruan që fshihet pas Ferrantes, mbi identitetin e vërtetë të shkrimtares a shkrimtarit.

Të gjitha dyshimet të çojnë tek një emër: Anita Raja- një përkthyese që jeton në Romë, nëna gjermane e së cilës iku nga atje për shkak të Holokaustit dhe u martua me një gjykats napoletan. Raja ështe e martuar me shkrimtarin napoletan Domenico Stranone dhe dihet që ka një bashkëpunim me shtëpinë botuese të Ferrantes, si përkthyese e letërsisë gjermane. Megjithatë, ajo nuk është e punësuar prej kësaj shtëpie botuese- gjë që ngjall dyshime nëse kemi parasysh që kjo shtëpi botuese ka rritur ndjeshëm pagesat ndaj Rajas, ndaj Neë York Times aludon se duket sikur Raja po përfiton nga suksesi i Ferrantes, fillimisht ne Itali e më pas jashtë saj. Të dhënat thonë se në vitin 2000- pasi libri i parë i Ferrantes o botua dhe u kthye në film të suksesshëm, Raja mori në emrin e saj një apartament me 7 dhoma në një zonë të shtrenjtë të Romës, ndërsa vitin e ardhshëm ajo bleu një vilë në Toskanë.

Megjithatë, suksesi i vërtetë komercial për i Ferrantes vjen në vitet 2014 dhe 2015 ku ajo u lexua edhe përtej Italisë. Librat e saj janë shitur 2.6 m,ilionë kopje në gjuhën angleze, 250 mijë kopje në dy javë në gjuhën gjermane. Të dhënat e vitit 2016- thonë se bashkëshorti i Rajas, Starnone, ka blerë apartament në Romë, afër shtëpisë 7-dhomëshe në vlerën 1.5 ose 2 milionë dollarë. Njëherësh, edhe të ardhurat e Rajas nga shtëpia botuese e Ferrantes janë rritur ndjeshëm- nga viti 2014 deri më 2016 rritja e pagesës ka qenë në masën 150%- dhe ajo ka marrë rreth 7 milione euro.

Asnjë shkrimtar tjetër, nuk ka marrë kaq shumë pagesa në këto vite sa Raja, në të njëjtën kohë që rritej interesi dhe suksesi i Ferrantes, për ç’arsye New York Times, argumenton se paratë e Rajas janë në fakt para që vijnë pasi ajo është në të vërtetë Elsa Ferrante- emër që ajo thuhet t’i ketë vënë vetes në ngjashmëri me shkrimatren tjetër italiane, Elsa Morante. As Raja, as Starnone nuk kanë pranuar të komentojnë për këto të dhëna të New York Times. Njëherësh, të njëjtin fat kanë pasur edhe pyetjet që i janë drejtuar botuesit./Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *