Nëna Tereza, së fundmi e kthyer në Shën Tereza, bamirësja shqiptare e cila u shenjtërua nga vetë Papa dhe Vatikani, është Nobelistja e treta më e famshme në botë e të gjitha kohërave.
Nëna Terezë e ka fituar Nobelin për Paqe në vitin 1979.
Faqja e Nobelit ka radhitur dhjetë Nobelistët për Paqe më të famshëm, në Çmimin Nobel për Paqe i cili ndahet që nga viti 1901.
Nëna Terezë radhitet e treta në listën e dhjetë Nobelistëve që i kanë rezistuar kohës. Marthin Luther King Jr., dhe Malala Yousafazi i paraprijnë Nënës Terezë në këtë listë, ndërsa pas saj është Nelson Mandela në pozitën e pestë, Elie Wiesel në pozitën e gjashtë dhe Desmond Tutu që e përmbyllë këtë listë.
Nobeli për Paqe për këtë vit do të ndahet këtë javë.
Nënë Tereza e ka refuzuar buqetën me lule kur morri Nobelin dhe morri vendim që 192 mijë euro që i takonin me triumfin e çmimit të shkonin për të varfrit në Indi. Ajo e morri Nobelin për Paqe, “për punën dhe betejën për të zvogëluar varfërinë”./ATA