FOTO/ Hapja e Muzeut të Artit Mesjetar, ekspozohen koleksione të rralla ikonografike

Plot 400 ikona, nga të cilat 250 i prezantohen publikut për herë të parë janë ekspozuar në  Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, ceremonia për hapjen e së cilit u mbajt pasditen e sotme në qytetin e  Korçës. Muzeu i Artit Mesjetar është një ndër më të rëndësishmit dhe më të pasurit në vend. Koleksioni ikonografik që ky muze posedon, është një nga më të mëdhenjtë me mbi 8000 objekte nga të cilat rreth 6.500 janë  ikona.

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë është çelur fillimisht në vitin 1980, ndërsa në vitin 2014 falë nismës së iniciuar nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës dhe partnerë të tjerë vendas e të huaj nisi puna për t’i kthyer atij dinjitetin që meritonte.

Në ceremoninë hapëse ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro tha se ndodh  rrallë që një vlerë e tillë e jashtëzakonshme kulturore të vijë si pasojë e një batërdie antikulturore.

“Në veçanti, koleksioni ikonografik që ky muze posedon, është një nga më të mëdhenjtë në numër dhe po aq i bukur e i krahasueshëm me gjithë artin tjetër bizantin e pasbizantin të krijuar në territoret fqinje të inkuadruara në ish Perandorinë Bizantine. Por rrallë ndodh që këto objekte të jenë të gjitha bashkë. Rrallë ndodh që ato të jenë në një koleksion publik. Por rrallë ndodh që këto objekte të jenë të gjitha bashkë. Rrallë ndodh që ato të jenë në një koleksion publik. Rrallë ndodh që një vlerë e tillë e jashtëzakonshme kulturore të vijë si pasojë e një batërdie antikulturore siç vetëm diktaturat mund të prodhojnë. Në kohërat më të errta të diktaturës, kur këtij populli iu mor jo vetëm liria, por edhe besimi, u mbyllën vendet e kultit dhe u dëmtuan jo pak nga trashëgimia jonë kulturore ku të gjitha fetë, si në çdo vend të qytetëruar prodhuan jo vetëm besim por edhe art e letërsi. Por përtej regjimeve dhe luftrave, ky vend ka prodhuar gjithmonë njerëz që kanë ruajtur vlerat, dhe diku ka patur një Frymë që ndriçonte mendjet për të mos u varrosur përfundimisht nga çbërja. Insititucionet e kultit ranë, por arti mbeti, besimi u ndalua por koleksioni shpëtoi. Vetëm se, duket sikur nganjëherë Perëndia na ruan më shumë se ç’ruajmë ne veten”, u shpreh ministrja ne fjalen e saj.

Me tej ajo u ndal tek puna konkrete e bere ku tha se “ndërtesa e  re e Muzeut siguron infrastrukturë në paramentra bashkëkohore teknike, teknologjike, sigurie, konservimi dhe ruajtjeje”. 

Kumbaro shtoi se “Ështe kryer për herë të parë në kushte bashkëkohore procesi i dezinfektimit përmes instalimit të një pajisje te paramentrave moderne, unike në sistemin e trashëgimisë në Shqipëri, dhe që nga sot do t’i shërbejë jo vetëm këtij Muzeu por të gjitha fondeve të ikonografisë dhe objekteve të artit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, si dhe  është bërë e mundur ngritja e një laboratori restaurimi i cili do të ofrojë shërbime bashkëkohore jo vetëm për sistemin kombëtar të trashëgimisë kulturore.

Në ekspozitë paraqiten një pjesë e veprave më të mira mesjetare  nga periudha e autorë anonimë apo të identifikuar. Kështu, midis tyre dallohen ikonat e shek.  XIII-XIV, duke vijuar më pas me kryeveprat e kryemjeshtrat si Onufri, Nikolla, Onufër Qiprioti, Simoni i Ardenicës, Mësues Kostandini, Kostandin Jeromonaku, Kostandin Shpataraku, David Selenicasi, Vëllezërit Çetiri(Katro), Vëllezërit Zografi e bijtë e tyre, si dhe të tjera vepra e autorë që kanë punuar në viset shqiptare dhe jashtë tyre. Në mes të këtij koleksioni janë rreth 150 autorët ikonografë shqiptarë dhe të huaj të zbuluar deri sot.

Për hapjen e Muzeut Kombëtar të  Artit Mesjetar në Korçë është kryer një investim prej 97 milionë lekësh të reja.

Në ceremoninë e hapjes, të pranishëm ishin Kryeministri  vendit Edi Rama, Zv.kryeministri Niko Peleshi, Ministrja e Kulturës, znj Mirela Kumbaro,  Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo,  ambasadorja gjermane Susane Schutz, ambasadorja greke  Eleni Sourani, ambasadroja çeke, Bronislava Tomasova, ambasadorja kroate Sanja Bujas Juraga, si dhe përfaqësues të kishës ortodokse e deputetë.

IMG_1915

image1 (3)

muz 2

IMG_3836 image1 (7) image10 image1 (1) image1 (4) image1 (6)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *