Rama mrekullohet nga Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, muzeu me koleksionin më të madh të ikonave në vend

Të tjera thesare të shpëtuara e quan Ministria e Kulturës, Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar inaguaruar sor në Korçë, ndërsa kryeministri Rama, i cili ishte prezent në ceremoninë e hapjes e ka cilësuar thjesht një mrekulli në shënimin që ka lënë në librin e përshtypjeve.
Muzeu i Artit Mesjetar është hapur fillimisht në vitin 1980, ndërsa projekti për ngritjen e godinës së re Muzeut të Artit Mesjetar është një bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës, qeverise Greke dhe Bashkisë Korcë
Në godinën e re të muzeut do të ekspozohen rreth 400 ikona nga të cilat 250 ikona i prezantohen publikut për herë të parë. Mënyra e ekspozimit vjen në një frymë bashkëkohore me një rend kronologjik të zhvillimit të mjeshtërisë ikonografike në Shqipëri. Prezantimi i trashëgimisë së artit Mesjetar të rikthen në gjenezën e mistikes dhe ritualeve të shenjta.
Për herë të parë ndërtesa e re e Muzeut siguron infrastrukture në paramentra bashkëkohore teknike, teknologjike, sigurie, konservimi dhe ruajtjeje.
IMG_c7h39z

image1 (5)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *