Kosova pranohet në organizatën për mbrojtjen e arkitekturës moderne DoCoMoMo International

DoCoMoMo International (Documentation and Conservation of Modern Movement / Dokumentimi dhe Konzervimi i Modernizmit) është organizata më e madhe në botë që merret me mbrojtjen, promovimin dhe konzervimin e levizjes moderne.

Sot është zyrtarizuar pranimi i degës së Kosovës në DoCoMoMo International.

DoCoMoMo International (Documentation and Conservation of Modern Movement / Dokumentimi dhe Konzervimi i Modernizmit) është organizata më e madhe në botë që merret me mbrojtjen, promovimin dhe konzervimin e levizjes moderne.

DoCoMoMo e cila ka mbi 140 antarë (degë shtetërore & partnerë institucionalë) anë e mbarë botës, zyrtarisht pranoi degën e Kosovës në kongresin e saj që u mbajt në shtator në Lisbonë.

“Krijimi i DoCoMoMo’s në Kosovë dhe pranimi i saj në DoCoMoMo International do të thotë shumë për mbrojtjen e arkitekturës moderne në Kosove e cila deri tash se voni në përgjithësi është neglizhuar nga institucionet dhe publiku” thotë Bekim Ramku, udhëheqësi i DoCoMoMo Kosova.

Nismëtarët e degës së DoCoMoMo’s në Kosove para disa muajve përfituan grantin prestigjioz nga Getty Foundation “Keeping it Modern” për draftimin e planit konzervues për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, objekt ky i cili edhe përfaqëson më së miri arkitekturën moderne në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *