Nis tetori i librit/ Kumbaro, Nikolla e Veliaj lexuesit e parë të fushatës “Takohemi për një libër”

Tetori është shpallur muaji i leximit nga Ministria e Kulturës. Nën moton “Takohemi për një libër”, ditën e sotme është çelur fushata kombëtare e leximit në Tiranë, e cila ka mbledhur bashkë në Teatrin Eksperimental, Kujtim Spahivogli personalitete nga fusha e letrave por edhe fëmijë e të rritur, të cilët kanë lexuar pjesë nga veprat dhe autorët e tyre të preferuar. Kjo nismë e Ministrisë së Kulturës, qe mbeshtetet nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Tiranë synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit.
Në çelje të fushatës, Ministret Kumbaro dhe Nikolla si dhe kryebashkiaku Veliaj janë shndërruar në lexuesit e parë të fushates me leximin e vargjeve dhe pjesëve nga libra të autorëve shqiptarë. Ministrja e Kulturës përshëndeti hapjen e kësaj fushate me dy poetë shqiptarë, Luljeta Lleshanakun dhe poetin e ri e të talentuar nga Kosova Ndriçim Ademaj, ndërsa Ministrja e Arsimit zgjodhi të lexonte pjesë “Pelegrini i vonuar” i Dritëro Agollit.
Kryebashkiaku Veliaj, solli një përmbledhje nga “Lumi i Madh” i Mitrush Kutelit, e cila i përshtatej më së miri aktualitet të sotëm të shoqërisë shqiptare.

Pjesë e kësaj fushate do të jenë projekte të ideuara nga Ministria e Kulturës, si:
“Personazhet lexojnë”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit. Çdo të shtunë personazhet e librave ju presin nëpër parqe: Ana Karenina, Don Kishoti, Hamleti, Piter Pani, apo Doruntina do të lexojnë për ju pjesë nga libri që përfaqësojnë. Aktorë në rolin e personazheve të veprave më të njohura të letërsisë botërore dhe shqiptare do të zhvillohen lexime publike në parqet dhe lulishtet e qytetit të Tiranës.

“Rijetëzimi i bibliotekave publike të qytetit të Tiranës”, projekti do të japë ndihmesë në pasurimin e titujve dhe sasisë së librave në bibliotekat publike me qëllim gjallërimin e veprimtarive dhe frekuentuesve të këtyre bibliotekave, si dhe për një nxitje të mëtejshme të fushatës për leximin.
“Unë lexoj” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në çdo shkollë, në të gjithë vendin do të realizohen lexime të veprave letrare. Në të njëjtën periudhë kohore do të realizohet një tjetër veprimtari me objekt raportin autor – vepër, veprimtari kjo në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë etj.

Një tjetër pikë kulminante në ketë fushatë është edhe java e kremtimit të ditëlindjes së 85 – të së Dritëro Agollit, javë e cila do të zhvillohet në bashkëpunim me AQSHF, Bibliotekën Kombëtare dhe Teatrin Kombëtar.

Fushata Kombëtare e Leximit do të përmbajë edhe konkurse si:
-“Little Free Library në Shqipëri” nën moton: Ngri një bibliotekë të vogël për të gjithë, fito një bibliotekë të madhe për vete. Konkursi synon përhapjen në Shqipëri të Minibibliotekave Kreative. Kush krijon minibibliotekën më kreative do të fitojë një sasi me libra.
“AlbFotoBook Nisma në rrjetet sociale: Facebook, Tëitter, me hashtagun #AlbFotobook dhe @Takohemipërnjëlibër konsiston në fotografimin e librit dhe të personave që lexojnë në vende të ndryshme publike.

20161002_122444

20161002_124009

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *