Eda Zari dhe Elina Duni, këngë kundër HEC në Valbonë e ligjit të plehrave

Dy artiste të njohura të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare kanë ndërmarrë një nismë të jashtëzakonshme: Këngë kundër HEC në Valbonë dhe kundër ligjit për plehrat. Nisma e tyre është përhapur ne facebook dhe ftesa është e japur për të gjithë.

Më poshtë thirrja e tyre:
FLASHMOB!!!!
Maratonë artistike

Në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës;
Në kundërshtim të ligjit për importin e plehrave;
Në mbrojtje të TOKËS, të UJIT, të AJRIT, të JETËS!

Elina Duni dhe Eda Zari pranojne te kendojne kunder vendimeve te padrejta e jo te qurravitemi!
Drejtuar: të gjithë artistëve shqiptarë e të huaj, që dashurojnë Shqipërinë, natyrën e saj mrekullore, e cila sot vuan nga pakujdesia dhe papërgjegjshmëria, por që kërcënohet edhe më shumë nga arbitrariteti dhe dritëshkurtësia e politikës. Të gjithë atyre individëve që duan të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre në Shqipëri, me TOKË, UJË, AJËR dhe JETË të pastër, pa plehra, pa ndotje
Kush i bashkohet ne formen me urgjente dhe qytetare kesaj iniciative te pavarur civile? (lutemi mesazhe ne inbox tek Eda dhe Elina) (c) foto by eda zari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *