“Takohemi për një Libër”, Ministria e Kulturës shpall tetorin muaj të leximit

Diten e diele, 2 tetor 2016, ora 12:00 Ministria e Kultures hap fushaten e librit “Takohemi per nje liber”. Ceremonia e hapjes do te mbahet ne Teatrin Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me pjesemarrjen e Ministres se Kultures, znj. Mirela Kumbaro, Ministres se Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla dhe Kryetarit te Bashkise se Tiranes, z. Erion Veliaj.

Ministria e Kulturës shpall muajin tetor muaj të leximit duke organizuar Fushatën Kombëtare të Leximit, nën moton “Takohemi për një Libër”.

Kjo fushatë leximi synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit.

#TakohemipërnjëLibër
Një seri nismash dhe projektesh gjatë gjithë muajit Tetor:
Personazhet e gjallë të romaneve më të dashur ju presin çdo të shtunë në parqet e Tiranës: Ana Karenina, Don Kishoti, Hamleti, Piter Pani, apo Doruntina do të lexojnë për ju pjesë nga libri që përfaqësojnë. Projekti do të realizohet me aktorë të rinj të talentuar në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
Bëhu mik i Bibliotekës tënde të Lagjes! Një projekt në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës për rijetëzimin e bibliotekave të lagjeve nëpërmjet të cilit do të pasurohet fondi i bibliotekave vendore me tituj të rinj.
“Unë lexoj”: lexime të hapura në të gjitha shkollat e vendit, me praninë e shkrimtarëve e përkthyesve të njohur e në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë do të zhvillojë gjithashtu një seri bashkëbisedimesh të studentëve të letërsisë dhe gazetarisë me shkrimtarë të njohur.
Ditëlindja e një prej emrave më të rëndësishëm të letrave shqipe, Dritëro Agollit, do të festohet me aktivitete të shumta javën e dytë të tetorit, të organizuara nga Biblioteka Kombëtare, Teatri Kombëtar dhe Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit Shqiptar.
Për tërheqjen e brezit të ri me librin do të hapen edhe konkurse në rrjetet sociale, ku të rinjtë fitues do të përfitojnë një sasi të konsiderueshme librash për bibliotekat e tyre:
-“Little Free Library në Shqipëri” nën moton: Ngri një bibliotekë të vogël për të gjithë, fito një bibliotekë të madhe për vete. Konkursi synon përhapjen në Shqipëri të Minibibliotekave Kreative. Lini një libër të vjetër si dhuratë në një minibibliotekë të ngritur në mënyrë spontane në një qoshe rruge, stacion autobusi, lulishte të qytetit. Dikush tjetër do të dhurojë dhe për ju.
“AlbFotoBook”- nisma në rrjetet sociale: Facebook, Twitter, me hashtagun#AlbFotobook dhe @Takohemipërnjëlibër konsiston në fotografimin e librit dhe të personave që lexojnë në vende të ndryshme publike. Kthimi i librit në objekt përditshërie, në shoqërues të jetës është dhe synimi i nismës.
– Pjesë e kësaj fushate janë edhe projektet e mbështetura nga Ministria e Kulturës si: “Tirana lexon”, “Kolona artistike “Kadare 2016”, “Sabbat”, “Festivali letrar për të rinj”, “Të lexojmë qytetin” etj., aktivitete leximi të organizuara nga Drejtoritë Rajonale në sitet e trashëgimisë, bibliotekat vendore si dhe Bashkitë në të gjithë vendin. Gjithashtu dhe Ambasadat e Italisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Instituti Italian i Kulturës do të organizojnë një seri aktivitetesh për librin dhe leximin gjatë muajit tetor.

One comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *