Poeti Ilirian Zhupa do të nderohet të dielën në Salamina me çmimin “Aleksandri i Madh”, për vlerat universale të krijimtarisë së tij. Me të njëjtin çmim do të nderohen edhe figura të tjera të letërsisë europiane, si poeti norvegjez, Erling Kittelsen, apo shkrimtari italian Pierfranco Bruni, i nominuar si kandidaturë e Italisë për çmimin Nobel në letërsi, në vitin 2014.
Çmimet do të dorëzohen me një ceremoni letrare-muzikore, që do të zhvillohet të dielën, 2 tetor 2016, ora 19,30, në sallën e Bashkisë së Salaminas. Hyrja është e lirë.
Veprimtaria organizohet nga shoqata jofitimprurëse “Kafeneja e ideve”, që drejtohet nga shkrimtari i njohur grek, me një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e kulturës shqiptare, Dinos Kubatis.