Udhëtim imagjinar mbi Shqipërine ne zemër të Parisit

Me rastin e javes se Kulturës se huaj ne France, « Maison d’Europe et d’Orient » dhe « Albanian Cultural Diplomacy », organizuan një mbrëmje për promovimin e gjuhës, kulturës dhe artit. Kjo javë u organizua nga Forumi i Instituteve Kulturore të Huaja, FICEP qe prezanton kulturat e huaja në Francë me qellim krijimin e urave mes tyre dhe kulturës franceze.E ftuara e nderit gazetarja dhe shkrimtarja Klara Buda, (Presidente e Albanian Cultural Diplomacy), vlerësoi diplomacinë kulturore si një aksion për paqen dhe eleminimin e perplasjes së kulturave. Ajo theksoi se nuk ka një kulturë më të mirë se tjetra, se të gjitha janë të vlefshme. Publiku francez u njoh me historinë e zhvillimit të gjuhës dhe kuturës shqiptare qe nga fillimet në shekullin e XV-të deri në standartizimin apo gjuhën letrare që përdoret sot. « Një gjuhë standarte qe me përparësitë e saj dhe unifikimin e drejtshkrimit, ka anët e diskutueshme si menjanimin e paskajores dhe gegnishtes, dialektin me muzikor të shqipes ».

Takimi i parë « direkt » me shqipen dhe Shqiperine u bë me vargjet e bukura në gegnisht të këngës « Këmbëzbathur» të albumit të parë të kant-autorit Vlashent Sata me banim në Paris dhe gjithe salla iu bashkua ne kor:

« Duke kënduar, mendjen harruar, kam, / Këmbëzbathur, krahapur / Dhe trishtimet janë aty për tu kaluar / Oh Duke kënduar, zemrën në duar kam / Këmbezbathur jam midis jush une / E i gezuar. »

Më pas Dominique Dolmieux, artiste associé, bëri një prezantim të botimeve të « L’espace d’un instant » që ka sjellë ne frëngjisht pjesë të rëndësishme të teatrit shqip, si « Pylli », i Kasem Trebeshinës, « Njollat e murme » të Minush Jero-s, apo veprën e plotë teatrale të Teki Dervishit.

Shume interes ngjalli dhe prezantimi dhe gatimi nga vetë pjesemarresit i petëve te byrekut si nje specialitet jo vetem i Shqipërise, por gjithë Ballkanit duke nderur dhe rolin e gruas shqiptare që mund të përgatisë një vakt vetëm me pak miell e lakra; nga vjen edhe termi lakror, i përdorur shpesh si sinonim i këtij specialiteti. Gjithçka u zhvillua nën shënjën e dashurisë pa kushte për gjuhën, kulturën dhe artin shqiptar. Ky prezantim dinjotoz i kulturës shqiptare nën kujdesin e Klara Budës, i bëri për vete pjesëmarrësit shoqëruar në çdo memonet nga tingujt e ëmbel të kitarës me motive të trevave të ndryshme shqiptare. Nuk mund të mbyllej ky takim pa një çaj të ngrohte boronice.

Pjesëmarrësit ishin vërtet të kënaqur, me një interes të shtuar dhe një joshje për të vizituar Shqipërinë, provë kjo e suksesit të kësaj mbrëmje promovuese. « Ju faleminderojme vërtetë për këtë udhetim imagjinar që mundem të realizojmë sonte nëpër Shqipëri… » u shpreh Razvan-George Gorcea, franco-rumun, që e vlerësoi këtë aktivitet.

Vleresim i veçantë shkon për lektoren e kësaj mbremjeje shqiptare znj Klara Buda e cila transmetoi vertetë emocione te gershetuara bukur me vlerat e artit shqiptar.

Maison d’Europe et d’Orient e drejtuar nga Celine Barcq filloi me këtë mbrëmjë të kulturës shqiptare serine e netëve të kulturës së huaj në Paris, e cila do te vazhdojë me gjuhën e kulturën latine, serbe, ruse, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *