Oscar Wilde, ekspozitë në Paris me foto e sende personale

Ekspozita e titulluar “Oscar Wilde: Insolence Incarnate” do të rrijë e hapur deri me 15 janar të vitit tjetër.
Oscar Wilde është ndër shkrimtarët dhe dramaturgët më të njohur, ndër më të përkryerit që ka njohur bota. Parisi i bukur kësisoj po e respekton figurën e tij për herë të parë në mënyrë masive, me ekspozitën gjigante për të.
Fotografi, dokumente, piktura dhe sende personale nga legjenda janë pjesë e ekspozitës që është hapur dje në Paris, me kurator nipin e Wilde.

Ai ka vdekur në Paris, dhe ka folur një frëngjishte pasi ka jetuar për shumë kohë në Francë, sepse u desh të largohej nga Irlanda për shkak se gjykohej si homoseksual.
“Asnjëherë nuk ka pasur ekspozitë të madhe që i kushtohet vetëm atij. Dhe Franca po çuditet, prandaj vendosa të marrim gjithçka të tijën, punë, vepra, dokumente, ditarët e tij, muzikën që ka dëgjuar, të gjitha ti vendosim në një ekspozitë” tregon nipi i tij, Merlin Holland, i cili ka mbledhur 200 objekte të cilat janë pjesë e ekspozitës në Petit Palais.

Wilde ka krijuar, mes tjerash, The Picture of Dorian Gray dhe The Importance of Being Earnest.
Në ekspozitë ka edhe portrete të gruas së Oscar Wilde, Konstancës.
Ekspozita e titulluar “Oscar Wilde: Insolence Incarnate” do të rrijë e hapur deri me 15 janar të vitit tjetër.
Oscar Wilde është ndër shkrimtarët dhe dramaturgët më të njohur, ndër më të përkryerit që ka njohur bota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *