Mijëra qytetarëve përulen me nderim përpara arkivolit të Peresit, nobelistit të Paqes

Mijëra izraelitë nisën paraditen e sotme të mblidheshin masivisht për të bërë nderime përpara arkivolit të Shimon Peresit, i vendosur në ndërtesën e parlamentit në Jeruzalem për t’i dhënë lamtumirën e fundit nobelistit të Paqes.

Ceremonia e homazheve nisi me vendosjen e kurorave me lule në pjesën e sipërme të arkivolit i mbuluar nga flamuri blu me të bardhë nga presidenti Reuven Rivlin, kryeministri Benjamin Netanyahu, kreu i parlamentit Yuli Edelstein dhe lideri i opozitës Isaac Herzog.

Peres vdiq të mërkurën në mëngjes, në gjumë, në moshën 93-vjeçare, në spital, pas goditjes nga një ishemi cerebrale më 13 shtator.

Në orën 09:00 dyert e kompleksit u hapën për qindra persona të panjohur që prisnin me padurim në pjesën e jashtme.

Një fluks i shumtë personash mundën të afroheshin pranë arkivolit pasi kishin kaluar kontrollet e sigurisë./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *