…telefonatë pas mesnate

Nga Edvin Kukunja 

May 5, 2014 at 12:52am
hiç
të mora sepse kisha një pyetje
mjafton
ose më mirë
rrëfimit i mjafton të mendohet
të jetë i menduar
apo domosdoshmërisht të rrëfehet
ose të shkruhet

nejse
më duhet numri i zonjës
që të ndih në punët e shtëpisë
kam nevojë për dikë në rrethin e besimit

asgjë praktikisht asgjë
dhe e çuditshme është
që shumica nuk dinë të dallojnë
asgjënë nga boshësia apo boshllëku

asgjë mund të jetë thjesht
sepse akoma diçka nuk ka ndodhur
kurse boshësia apo boshllëku
janë të ndodhura
kanë ndodhur
praktikisht janë si cungime pa qenie
derdhje fare masturbimesh

gjithsesi
nuk ka rëndësi
nuk ka arsye të kërkojmë garanci
për suksesin e përçapjeve tona

përpjekjet tona
të miat e të tuat bashkë
janë rrëfime që do të rrëfeheshin gjithsesi
aktorët nuk kanë rëndësi
rëndësi kanë personazhet dhe rrëfimi

unë duhet të heq dorë nga të shkruarit
më shton ankthin çdo ditë e më shumë
e nuk më habit më asgjë
mbase sepse pres që të ndodhë
asgjëja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *