Historike/ Anglia regjistron shtëpinë e Oscar Wilde tek trashëgimia e homoseksualëve

Një projekt i anglezëve synon të nderojë burrat dhe gratë që kanë qenë pjesë e komunitetit LGBT, rëndësia historike e të cilëve ka qenë injoruar apo nënvlerësuar. Shtëpitë e Oscar Wilde, Benjamin Britten dhe Anne Lister, një grua e konsideruar “e para lesbike modern”, do të regjistrohen si pjesë e historisë së gay-ve gjatë një projekti të ndërmarrë nga “Historic England” ( Historic England është organ ekzekutiv i Qeverisë Britanike i sponsorizuar nga Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit që merret me trashëgiminë e Anglisë).

Organizata e Trashëgimisë ka njoftuar gjithashtu se varrit të Amelia Edwards, një romanciere viktoriane dhe egjiptologe, do t’i jepet statusi për herë të parë. Këto regjistrime janë rezultat i një projekti të quajtur “Krenaria e vendit”(Pride of Place). Duncan Wilson, shefi ekzekutiv “Anglisë Historike”(Historic England), tha se ndërtesat dhe vendet kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve që i dhanë formë shoqërisë, por historitë e lesbikeve dhe homoseksualëve janë lënë shpesh pas dore. “Shumë shpesh, ndikimi i burrave dhe grave që ndihmuan në ndërtimin e kombit tonë është injoruar, nënçmuar apo është thjesht ka mbetur i panjohur, për shkak se ata i përkisnin grupimeve të vogla”, tha ai. (The GUARDIAN)/Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *