Moderatorja e njohur, Fiori Dardha, ka paditur në gjykatë shoqërinë ‘Anabel’ me administratore Dalina Buzi për shpifje.
Artikulli të cilit i referohet ish-prezantuesja e ‘Fiks Fare’ka titullin: Fiori Dardhës nuk i del inati ndaj Top Channel: ‘Kontrata është nona!’
Në artikull, sipas paditëses, aludohet për shkarkime të padrejta nga puna në televizionin ‘Top Channel’, fjalë të cilat moderatorja shkruan në padi se nuk i ka thënë.
Ajo i konsideron shpifje dhe sajesë përmbajtjen e artikullit sipas të cilit ‘në publikimin tim në rrjetet sociale kam kritikuar shoqërinë ‘Top Channel’ për largimet nga puna pa respektuar ligjin dhe kontratat mes punëdhënësit dhe punëmarrësve’.
Padia është depozituar sot në Gjykatën e Tiranës dhe pritet hedhja e shortit.
Masa e dëmshpërblimit që do të kërkojë Fiori Dardha nuk është përcaktuar ende nga gazetarja. / Të drejtat e botimit HashtagAL