Nga e vodhën gjermanët kryqin (e thyer) nazist? Svastika simbolizonte fatin e mirë

Në botën perëndimore svastika ( kryqi i nazistëve) është sinonim i fashizmit dhe identifikohet me Hitlerin, por historia e këtij simboli fillon para mijëra vjetëve kur përdorej si një simbol i fatit të mirë në pothuajse çdo kulturë të botës.

Në gjuhën e lashtë indiane, sanskrite, svastika do të thotë “mirëqënie”. Simboli është përdorur nga hindutë, budistët për mijëvjeçarë të tërë dhe mendohet se ka qenë një simbol tipik indian.

Udhëtarët perëndimore të Azisë u frymëzuar nga simbolika e saj pozitive që vinte nga lashtësia dhe filluan ta sillnin atë në vendet e tyre. Deri në fillim të shekullit të 20-të svastika përdorej si një simbol fatsjellës.

Në librin e tij Svastika, shkrimtar Steven Heller tregon se si ajo u përdor më entuziazëm në Perëndim si një motiv arkitektonikë, në reklamat e shumë produkteve.

Coca-Cola e ka përdorur atë. Carlsberg e përdorte atë në shishet e veta të birrës. The Boy Scouts e adaptuan atë dhe “Girls’ Club of America” e quajtën revistën e tyre “Swastika”. Ky simbol ishte i përdorur edhe nga forcat ushtarake amerikane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe mund të shihet në avionët RAF deri në vitin 1939.

US Air Force aeroplane

 

Gjermanët e përdorën stemën e svastikas pasi u frymëzuan nga dijetarët gjermanë të shekullit të 19, të cilët përkthenin tekste të vjetra indiane dhe vunë re ngjashmëri mes gjuhës gjermane dhe sanskrishtes. Ata dolën në përfundimin se indianët dhe gjermanët mund të kishin një prejardhje të përbashkët dhe imagjinuan një rracë të bardhë zotash-luftëtarë që i quajnin Arianë.

Mammoth tusk bird figurineLabel from Swastika "eating fruit" (1930s); playing cards (1920s); and a Coca-Cola pendant issued for teenagers

Svastika u ndalua në Gjermani në fund të luftës dhe Gjermania u përpoq pa sukses për ta ndaluar atë gjerësisht në gjithë BE-në në vitin 2007.

Ironia është se svastika është më evropiane në origjinë sesa shumica e njerëzve mund të mendojnë. Zbulimet arkeologjike kanë treguar se svastika eshte nje simbol shumë i vjetër dhe shembujt e lashtësisë së saj nuk gjenden vetëm në Indi. Ajo është përdorur nga grekët e lashtë, keltët dhe anglo-saksonët. Disa nga gjurmët më të vjetra të këtij simboli janë gjetur në Evropën Lindore, nga Balltiku deri në Ballkan.

Textile fragments from the 12th CenturyBronze age pot

Nëse doni të shihni se sa i vjetër është simboli svastika në Evropë, një vend i mirë për ta filluar vëzhgimin është Kievi, Muzeu Kombëtar i Historisë së Ukrainës ka një gamë mbresëlënëse të ekspozitave me këtë simbol tepër të lashtë.

Svastika të vetme shfaqen në kulturën neolitike Vinca në gjithë Evropën Juglindore rreth 7.000 vjet më parë. Por vetëm në epokën e bronzit svastika u përhap gjerësisht në të gjithë Europën. Në muzeun e Kievit ka enë balte me svastika teke të cilat datojnë që rreth 4,000 vjet më parë. Kur nazistët pushtuan Kievin gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata ishin aq të bindur se këto enë janë dëshmi e paraardhësve të tyre ariane sa që i morën ato në Gjermani. (Ato u kthye sërish në muze pas luftës.)

Në koleksionin e Muzeut të Greqisë së Lashtë të Muzeut, svastika është e dukshme si stoli arkitektonike, e cila u njoh si modeli kyç grekë, i përdorur gjerësisht në pllaka dhe tekstile deri në ditët e sotme.

Left: Grecian architectural swastikas at the National Museum of the History of Ukraine. Right: Decoration on the Brooklyn Academy of Music( Simboli në arktektonikën e grekëve)

Por pavarësisht historisë që ka ky simbol është e vështirë që njerëzit pas historisë naziste ta konsiderojnë atë si fatsjellës. Për hebrenjtë svastika do të mbetet një simbol frike, ndërsa pjesa tjetër e botës e njeh atë vetëm si simbol nazist pa shkuar më tej. BBC/Pershtati J.H

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *