Si nisi investigimi për Watergate, skandali që njollosi “Shtëpinë e Bardhë”

Ishte një histori spiunazhi politik, që shkoi për keq në mes të një fushate elektorale, i shoqëruar nga një mbulesë në nivele të larta, që më në fund u largua, kur doli në dritë sistemi i përgjimit në Shtëpinë e Bardhë. Biseda inkriminuese, ishin të gjitha të regjistruara. Gjashtë ditë pas zbulimit në kompleksin Watergate pranë lumit Potomac, Nikson miratoi një plan për të nxjerrë nga binarët hetimin e FBI, duke pretenduar se hetimi do të binte ndesh me një operacion të CIA. Ai bashkëbisedim, kur doli më së fundi, pas një beteje ligjore, që shkoi deri në Gjykatën e Lartë, vuri gozhdën e fundit në qivurin politik të Niksonit, duke e detyruar të largohet nga detyra. E gjitha nisi me Gordon Liddy, një ish njeri i FBI, që ishte këshilltar financash në fushatën e rizgjedhjes së Presidentit. Liddy mori 250 000 dollarë për të zbatuar një plan trukesh të pista dhe spiunazhi, që përfshinte bastisje natën vonë për të instaluar përgjues në zyrat e Partisë Demokratike si dhe për të depërtuar nëpër dosjet e saj për informacion. Të kapur me presh në duar, më 17 qershor 1972, pesë bastisësit, që punonin për Liddy-n, ishin ëndrra e një romancieri. Mes tyre ishte edhe James Mc Cord, një teknicien 20-vjeçar, që punonte në CIA, i cili merrej me sigurinë në komitetin e rizgjedhjes së Presidentit, si dhe katër kubano-amerikanë të rekrutuar nga Houard Hunt, një ish-operativ i CIA-s, i cili kishte marrë pjesë në pushtimin e Gjirit të Derrave, që dështoi në rrëzimin e Fidel Kastros. Hunt ishte autor i 42 trillerave spiunazhi dhe punonte jo formalisht për njësinë e Shtëpisë së Bardhë, që kujdesej për mosrrjedhje informacioni qeveritar.


Gazetarët, zbuluesit e skandalit

Që nga fillimi, një çift gazetarësh të panjohur të Uashington Post, Bob Vooduard dhe Carl Bernstein ndoqën atë që ata ndjenë se ishte një skandal, i cili çonte deri në Shtëpinë e Bardhë. Vooduard ishte në gjykatë dhe dëgjoi McCord të pëshpëriste CIA, kur atyre iu kërkua të identifikoheshin. Ndonëse lajmi zuri vazhdimisht vendin kryesor, Nikson u rizgjodh. Senati dhe zyra e Kryeprokurorit nisën të ndjekin ndihmësit e Niksonit dhe me këtë trysni, Presidenti u tha dyve prej tyre se duhej të jepnin dorëheqjen. Ai përzuri këshilltarin e tij në Shtëpinë e Bardhë, John Dean, i cili vazhdoi për të zbuluar rrjetin e brendshëm në Shtëpinë e Bardhë, që siguronte financime për pesë bastisësit. Nikson këmbënguli se nuk dinte asgjë dhe se nuk i kishte urdhëruar kurrë vartësit e tij që të përdornin taktika të papranueshme në fushatë. “Kjo ishte dhe është e vërteta e thjeshtë”, tha Nikson përpara kombit. Por, gjithçka doli sheshit kur protokollieri i Niksonit, Aleksander Butterfield, i tha Senatit se një sistem përgjimi regjistronte çdo bisedë që Nikson zhvillonte në Zyrën Ovale, Kabinet, në dhomën e Linkolnit si dhe në Camp David.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *