Nga William Lee Adams, për CNN
Jeta artistit të e njohur norvegjez Edvard Munch ishte e mbytur nga ankthi dhe haluçinacionet.
Piktori, i cili vdiq 70 vjet më parë, krijoi një nga kryeveprat më të njohura në histori, të titulluar “Scream”(Ulërima), pasi një vegimi që pati ndërsa qëndroi në Oslofjord.
“Dielli filloi të perëndonte – papritur qielli u kthye në një të kuqe gjaku”, ka shkruar ai. “Qëndrova aty duke u dridhur nga ankthi – dhe ndjeva një ulërimë të pafund që kaloi përmes natyrës”.
Piktura mendohet se përfaqëson ankthin njeriut modern, çka Munch e ka përjetuar thellë gjatë gjithë jetës së tij, por që e ka parë si një element të domosdoshëm për artin e tij. Ai shkruante në ditar se: “Frika ime për jetën është e domosdoshme për mua, siç është sëmundja ime. Ato janë të padallueshme nga unë dhe shkatërrimi i tyre do të shkatërronte artin tim”.
Munch mund të jetë një prej artistëve më në zë që ka folur për vijën e hollë mes talentit ekstrem dhe torturës, por ai nuk është i vetmi.
Vincent van Gogh, i cili preu veshin pas një zënke me mikun e tij Paul Gauguin dhe më pas ka vrarë veten, ka lëvizur shumë mes gjeniut dhe çmendurisë.
Në një letër drejtuar vëllait të tij Theo në 1888 ai shkruante: “Unë nuk jam në gjendje të të përshkruaj saktësisht se çfarë po ndodh me mua.
Herë pas herë kam gjendje të tmerrshme ankthi, me sa duket pa shkak, ose përndryshe kam një ndjenjë e boshllëku dhe lodhjeje në kokë … disa herë ndjehem melankolik”.
Luftrat personale të këtyre piktorëve ende jehojnë në kulturën popullore sot dhe kanë bërë që të rritet besimi se artistët janë më të ndjeshëm ndaj një sërë sëmundjesh mendore, duke përfshirë çrregullimet bipolare dhe skizofrenia.
Hulumtime të shumta thonë se aty ka ka çmenduri, mund të rrijë shumë mirë edhe krijimtaria.Pasqyre.al