Aty ku sot është Ushtari i panjohur në Tiranë, para Tyrbes së Kapllan Pashës, Monument kulture, dikur ka qenë “satcion biçikletash”. Nga pamjet ngjan se është Tirana e sotme me stacionet e ecovolis, por në fakt imazhi është shumë i hershëm.
Drejtoria e Përgjiothshme e Arkivave ka sjellë në kujtesë Tiranën e vjetër, ku në vend të makinave, autobusave, dhe kaosit të sotëm, kishet biçilketa, edhe kur dëbora zbardhte çdo gjë duke shtruar një qilim flokësh të ndritshëm në rrugë.
“Tirana e vjetër, me biçikleta përpara #Ecovolis. Foto: AQSh.”, shkruan në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.