Një gjykatë holandeze ka urdhëruar Marina Abramovic t’i paguajë 250,000 euro ish-parnterit në jetë dhe në art, Ulay- si pjesën që i takon atij nga shitja e bashkëpunimeve artistike.
Çifti u ritakua vite pas ndarjes në vitin 2010 në një performancë të Marinës në Neë York, ku pati një shtrëngim të gjatë duarsh e përlotje mes tyre, p[or tanimë janë paratë në mes.
The Guardian shkruan se Abramoviç dhe Ulay (lindur me emrin Frank Uëe Laysiepen) kanë qenë të dashuruar dhe bashkëautorë veprash për më shumë se një dekadë para ndarjes së tyre në vitin 1988, gjatë së cilës kohë ata kanë realizuar një seri të veprash në të cilat kanë eksploruar partneritetin e tyre. pasqyre.al