Nga Jamie Flexman- mësues kitare, shkrimtar
Është fizike!
Kam vendosur për të përhapur këtë artikull, sepse më irritojnë keqkuptimet e shumta dhe paragjykimet në lidhje me depresionin, çfarë është ai dhe kë godet. Unë dua ta filloj me një pyetje të thjeshtë.
Cili është dallimi mes depresionit dhe helmimit me ushqim?
Do t’jua them unë.
Me një intoksimim mund të kërkoni një ditë leje në punë dhe shefi juaj do t’ju japë një ose dy ditë pa asnjë pyetje. A keni provuar ndonjëherë të bëni të njëjtën gjë me depresion? Vë bast shumica prej jush nuk e ka bërë këtë, sidomos kur ju tashmë e dini se shefi juaj nuk do t’ju besojë. Kështu ti shpik një sëmundje “të vërtetë”, diçka që të gjithë e njohin.
A duam të flasim për çastin kur miqtë tuaj ju pyesin se si jeni? Me helmim nga ushqimi që ju mund të thoni se çfarë ankesash keni dhe ata do t’ju kuptojnë. Tregojuni atyre që ju ndiheni copë-copë dhe ndoshta do të merrni prej tyre frazën “Epo, sillu më mirë me jetën. Nuk mund të jetë aq keq”.
Në këtë pikë mendojeni veten tuaj.
Mediat bëjnë më të mirën e tyre për të përshkruar çdo formë sëmundjeje mendore me një dritë pozitive. Ato shpjegojnë se depresioni, ankthi, varësia dhe çdo gjë tjetër e lidhur me këto tri çrregullime, tani janë sëmundje “të ligjshme” që meritojnë të njëjtin respekt dhe të njëjtin kujdes si sëmundjet fizike.
Truri është një pjesë shumë e rëndësishme e trupit.
Në qoftë se ne vazhdojmë ta trajtojmë një sëmundje të kokës si diçka që është ndryshe nga pjesa tjetër e trupit, ajo kurrë nuk do të ketë të njëjtën vëmendje që marrin çrregullimet e tjera.
Nëse nuk e keni provuar atë, në të vërtetë nuk mund ta kuptoni.
Sa prej jush kanë një bisht? Si ai i majmunit po them? Atëherë unë nuk ju imagjinoj dot ju të rrëmbeni një degë ose një gur me bisht. E pamundur, apo jo?
Ne pra, nuk kemi një bisht, kështu që nuk ka asgjë për tu habitur.
Depresioni është diçka e ngjashme. Nëse nuk e keni përjetuar, nuk mund ta detyroni veten ta kuptoni edhe pse keni dëshirë. Nuk mund ta dini se çfarë përjetohet në raste të tilla.
Keni pasur një ditë të keqe? Epo jo, ky nuk është depresion.
Ai nuk është thjesht një ndryshim i humorit për shkak të një ngjarje të parëndësishme në jetë. Nëse e tërë bota juaj po ndryshon ngadalë për shkak të asaj që po ndodh në mendjen tuaj, atëherë po, ju mund të jeni në depresion. Nëse këto mendime mbeten të fiksuara aty për disa javë apo muaj, ju mund të jeni në depresion.
Ekziston një dallim i madh mes të ndjerit keq dhe vuajtjes nga depresioni.
Këtu kalojmë në hapin tjetër.
Nuk mundesh thjeshtë të ‘reagosh” ose “të ngrihesh në këmbë”.
Depresioni është si të rrekesh të dalësh a të gjesh drejtim në ujë, ndërsa dikush të thotë sillu si të ishe të tokë të thatë.
Është e pamundur!!! Mund të shtrëngosh dhëmbët, por, në fund, dendësia e ujit do të të ndalojë të lëvizësh shpejt.
Kur depresioni të mban të shtrënguar, jeta bëhet si uji. Ajri rreth teje bëhet me ujë, ai e shtyn me vëllimin e vet dhe madje edhe detyra më e thjeshtë bëhet më e vështira. Ju ndiheni i përgjumur, mendërisht dhe fizikisht. Asgjë nuk mund t’ju shkundë.
Jeni bllokuar në burgun tuaj dhe qasja reale në mendjen tuaj është prapa derës së mbyllur. Ndonjëherë lejoheni të zgjasni këmbët, edhe pse e dini se kjo është përkohshme. Në fund duhet të shkoni përsëri në burg për të pritur momentin kur do ju jepet mundësia për të vepruar si çdo anëtar i shoqërisë.
Nuk keni zgjidhje. Gjithë ç’mund të bëni është të përfitoni nga ditët pozitive dhe të përpiqeni të minimizoni efektet negative.
Ja çfarë dua unë që ju të bëni.
Nëse nuk keni përjetuar ndonjë formë të depresionit, ankthit apo varësisë, shpërndajeni këtë artikull në rrejtet sociale. Jeta jonë do të jetë më pak stresuese dhe pak më e lehtë, nëse njerëzit do të mund ta kuptonin problemin./ Huffingtonpost/ Përshtati në shqip për Pasqyre.al, Entela Hoxha