Akuzat për vdekjen e ish-të dashurës/ Jim Carrey: Lëreni atë të pushojë e qetë!

Aktori dhe komediani i famshëm amerikan, Jim Carrey është vendosur në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një padi të ngritur kundër tij për vdekjen e ish të dashurës Cathriona White.

Carrey është paditur nga ish-bashkëshorti i White, e cila gjeti vdekjen vitin e kaluar nga një mbidozë narkotike. Në gjykatë është ngritur një padi ndaj komedianit, që akuzohet nga ish-bashkëshorti i Cathriona-s, Mark Burton se ka siguruar drogën për të përmes emrit të rremë Arthur King.

“Nuk do të toleroj këtë përpjekje të pashpirt që synon të më denigrojë mua dhe gruan që dashuroja. Shpresoj që një ditë njerëzit të ndalin përpjekjet për të përfituar para nga kjo histori dhe ta lënë atë të pushojë e qetë”, u shpreh ai.

Vdekja e 28-vjeçares Cathriona White, me origjinë irlandeze është regjistruar nga autoritetet amerikane si vetëvrasje. Carrey, 54 vjeç u nda me të shtatorin e kaluar dhe pak ditë pas kësaj, 28-vjeçarja u gjet e vdekur nga një mbidozë lëndësh narkotike.

Për Mark Burton, në fakt Jim, ka përdorur pasurinë dhe famën e tij për të gjetur ilaçet që sollën më pas vdekjen e gruas.Gjithmonë sipas akuzës aktori kishte gjithmonë një kontroll obsesiv ndaj Cathirona-s, e përgjonte vazhdimisht , duke përdorur edhe telekamerat për të vëzhguar lëvizjet e saj. Për këtë është kërkuar edhe një dëmshpërblim për shpenzimet e funeralit dhe ato ligjore . Por shuma nuk bëhet ende e ditur dhe nuk është specifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *