Vendimi për divorcin e çiftit më të famshëm të Hollivudit Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka të bëjë me “shëndetin e familjes”, deklaroi avokati i aktores së famshme, Robert Offer.
Lajmi për divorcin e çiftit i cili botërisht njihej me emrin “Bradgelina” mbrëmë ka pushtuar të gjitha mediat botërore.
Ashtu siç është konfirmuar, Jolie ka parashtruar kërkesën për divorc në të cilën kërkon kujdestarinë për gjashtë fëmijët ndërsa Brad Pitt do të kishte vetëm të drejtë vizite.
Burime të afërta me çiftin thanë se Angelina kishte vendosur ti japë fund martesës nga shkaku i mënyrës se si Brad i ka edukuar fëmijët.
Thuhet se ajo ka qenë shumë e shqetësuar për disa nga metodat e tij. Siç theksojnë mediat amerikane, aktorja nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore. Çifti i famshëm u kurorëzua në vitin 2014, ndërsa kanë qenë bashkë që nga viti 2004./