Do përfaqësojë Shqipërinë në çmimet Oscar tek Kategoria e Filmit të huaj dhe ndërkaq ka fituar çmimin e krititës në Festivalin e Filmit në Otranto.
Në një shënim të shkurtër, ai jep disa detaje nga koha e xhirimit të filmit “Krom”, duke ndarë me ndjekësit edhe atë që është kinematografia për të.
Bujar Alimani përhskruan një ndjesi që zgjat pak çaste po aq sa një përjetësi si vijon:
Ndonjëherë gjendesh në mes të një situate kur shumëpak të kupton gjatë xhirimeve të filmit.
Problemet mund të jenë të shumta, lodhja e tepërt, mungesat dhe ankthi për të arritur çdo gjë në kohë. Në të tilla raste ndjen se shumica janë tepër larg ndaj asaj që regjisori dëshiron në të vërtetë e që është jashtë çdo problemi teknik të tipit, “jemi vonë”,…”kanë kaluar kaq e aq orë”…”ushqimi është larg”…”këpucët e një aktori janë të lagura” apo “gjeneratori vështirësohet të zbresë deri aty poshtë në liqen”.
Ti tërhiqesh, nxjerr qeskën e duhanit, përpiqesh të bësh një cigare dhe të mos kesh të bësh me askënd.
Të gjithë të duken të zakonshëm vetëm për faktin se askush, realisht askush përveç DOP s’mund të mbyllë sytë një sekondë e të fluturojë në ëndrra me dritën e florirtë që praron siluetat e aktorëve e që në thelb është i gjithë filmi yt. Dy fëmijë, një liqen, një karrige e zhytur me një copë krom mbi të dhe kaq.
Kinematografia nuk është asgjë tjetër perveçse mbyllja e qepallave një sekondë.
Gjithçka ndodh në atë segment errësire, në mbylljen e qepallave, njësoj si në diafragmen e aparatit fotografik që në fakt fikson në mbylljen sekondare jo “burgosjen” e dritës por shumëfishimin e saj në mijëra imazhe…
KROM u ndërtua i gjithi nën këtë logjike, në logjikën e shumëfishimit të ëndrrës!