Artisti shqiptar Alfred Mirashi Milot u nderua me çmimin e parë, në “Premio Arte Roma 2016“, edicioni i parë i këtij aktiviteti të ri, të zhvilluar ditët e fundit në Romë.
Në Muzeun Arkeologjik “Stadio Domiziano, Piazza Navona” në Romë ekspozuan veprat e tyre 60 artistë të ardhur nga shumë vende të ndryshme të botës, si: Shqipëria, Bullgaria, Kina, Kolumbia, Kroacia, Franca, Greqia, Izraeli, Italia, Hollanda, Polonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra dhe Republika Surinam. Mes tyre ishin dhe dy autorë shqiptarë, Anila Ciccone dhe Alfred Mirashi Milot.
Në ceremoninë e përurimit të eskpozitës, në 16 shtator, pjesëmarrja ishte e gjerë dhe e kualifikuar, artistë, kritikë arti, studentë. I ftuar ishte dhe ambasadori i Sghqipërisë në Vatikan Visar Zhiti dhe kryetari i shoqatës italo-shqiptare “Besa”, Edmond Godo.
Kritiku i artit, Profesor Francesco Gallo Mazzeo dhe Profesor Sergio Lombardo folën për prurjen e begatë të veprave të ekspozuara të artistëve nga Italia dhe bota, për realizimet moderne dhe gjuhën shprehëse, me mesazhe që shqetësojnë kohën sot, etj dhe me çmim të parë u vlerësua vepra “7 Keys” (7 Çelësat) e piktorit dhe skulptorit shqiptar Alfred Mirashi Milot, i njohur tashmë në Itali e më gjerë, për ekspozimet e tij deri edhe në Kinë.
Autori, pasi falenderoi për çmimin e lartë, falenderoi dhe praninë nga Ambasada e jonë pranë Selisë së Shenjtë të Visar Zhiti, ndërkohë mik dhe shkrimtar, por dhe tregues i vëmëndjes që tregohet për artitët, në intervistën që dha për gazetarët televizivë shpjegoi se “vepra ime “7 keys”, shtatë çelësat, simbolizon idenë e një mendje të hapur tek çdo individ, pasi çelësat e shtrembër dhe të deformuar që unë kam prezantuar me anë të kësaj skulpture, nuk janë në gjendje të hapin asgjë. Pra, për të komunikuar dhe për të qenë në kontakt me të tjerët, me një botë më të mirë, për t’u përmirësuar dhe për të ecur përpara, nuk duhet të ekzistojnë vende të mbyllur me çelës, por hapësira të përbashkëta në dispozicion të të gjithëve“.
Ndërsa ambasadori Zhiti, i pyetur nga një televizion francez “Per artin” se si do ta interpretote, shtoi se “janë 7 çelësa shpirtërorë për çdo të ditë javës, të mëdhenj dhe të shtrembëruar nga mundimi për të hapur realitetin dhe tjetrin, për të zbuluar të vërtetën dhe të shenjtën. Është një metaforë dhe e Shqipërisë në hapjen e saj ndaj botës”.
Imazhi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është gjithnjë e më i mirë me praninë e saj dinjitoze në Europën e kulturës, si vend i virtyteve që jep botës artistë, por dhe shenjtë