Nga Ermal Hasimja
1. Dhjetëra makina “patriotësh” që parakalonin majtas e djathtas në rrugën një korsi. Sepse “patriotët” nuk mund të presin në rradhë si ne idiotët e tjerë. Ishin aq shumë sa policët nuk kishin ç’tu bënin.
2. “Patriotë” të tjerë hapnin xhamat e makinës dhe hidhnin plehrat nga makina. Të tjerë e dinë rrugën për banjo publike. Sepse njësoj si qeni duhet të shënojnë territorin e tyre.
3. Në stadium, 16.000 “patriotë” merreshin me 20 tifozë maqedonas: fyerje, shishe, fishekzjarre. Sepse ne jemi popull i qytetëruar dhe sepse mbi të gjitha trimi i mirë me shokë shumë.
4. Në stadium përsëri, 16.000 “patriotë” fishkëllejnë himnin e mysafirëve. Sepse shqiptari ia hap derën dhe respekton kujtdo që i troket në derë. Apo jo?
5. Në rrugën nacionale patriotë të rinj fyenin me lloj lloj sharjesh dhe shenja gishtash një kamionist me një kamion me targa Serbie, gjithsesi duke ruajtur distancën prej tij. Sepse natyrisht ne jemi ndryshe nga serbët e ndeshjes që bëmë vjet në Beograd!
Rëndësi ka ta këndojmë “Xhamadanin vija-vija” dhe në darkë të postojmë në Facebook artikuj që dëshmojnë se jemi rraca më e zgjuar, më e bukur dhe më mikpritëse në botë. Një m…!