Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Rilindaja Urbane dhe Turistike në Veriun e vendit është i prekshëm.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, kryeministri Rama shprehet: “Rilindja Urbane dhe Turistike e Veriut. Dje në kantierin e rrugës së re turistike 70 km që lidh Hanin e Hotit me Tamarën e Vermoshin, e cila fut në hartën e Shqipërisë turistike një thesar bukurish e traditash të paeksploruar deri më sot”.
“E kuruar në gjatësinë e saj me disa ballkone panoramike, ku udhëtarët mund të ndalojnë për të shijuar pamje magjepsëse të natyrës, por edhe për të marrë informacione mbi gjeografinë, kulturën e historinë e zonës, kjo rrugë që zgjaste afro katër orë për të shkuar deri në Vermosh, tanimë do të përshkohet në vetëm 90 minuta?#Rilindje? #ShqipëriaeGjeneratësTjetër??⭐??”, shkruan Rama.