Kërkesë për heqjen e vulës së sulltanit nga fasada e Xhamisë së Parrucës në Shkodër

Drejtue kryebashkijakes zojes Voltana Ademi

Para do kohe isha në Shkodër ku kam parë një gja që më ka habitë e më ka lanë pa mend: Në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës nga ana e rrugës kryesore Myftiu i Shkodrës imami Muhamed Sytari kishte vendosë një shkrim osmanisht me përmasa të stermdha rreth pesë metra me dy metra. Ky shkrim osmanisht me kujtoi njenen faqe të një monedhe të vjetër turk-osmane. Pyeta disa miq musliman shkodranë dhe kosovarë per kuptimin e këtij shkrimi, por asnjeni prej tyne nuk dijti t’ma spjegonte. Atëher iu vuna vetë studimit nga ku nxora se:

Në pjesën ma të siperme të stemes së perandorisë turk-osmane asht nji rreth ngjyrë të gjelbert, që osmanisht quhet “tuğra” e sulltanit. Duke vazhdue kërkimet konstatova se kjo “tuğra” asht në fakt “myhyri” apo vula e sulltanve, dhe se shkrimi në fasaden e Xhamisë së Parrucës në Shkodër asht identik me “tuğren” apo “myhyrin” pra “vula” e sulltanve. Poshtë nga e majta e shkrimit osmanisht në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës, asht shtuar data “1379” dhe djathtas mbrenda “tuğres” një datë tjetër “1761 ose 1769”. Po djathtas nga siper, jashtë “tuğres” apo vulës së sulltanit, shifet nji shkrim tjetër osmanisht, i cili duket të jetë një shprehje fetare që lartëson vulen e sulltanve.

Data e parë 1379 e shkrimit osmanisht në xhaminë e Parrucës perputhet me datën e betejës së Fushë – Kosovës të sulltan Muratit të I-rë, mbas së cilës ushtritë e turqve osman filluen pushtimet e tyne të mdha në Ballkan dhe shenuen fillimin e humbjes së pavaresisë së principatave shqiptarë. Ndersa data e dytë 1761 (ose 1769) mendoj se mund të ketë lidhje me ndonjë datë me randësi të ndonjë pashai shkodran.

Lindë pyetja: Pse myftiu i Shkodrës imami Muhamed Sytari nuk ka vue në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës per shembull një shprehje fetare islame në gjuhen shqipe per harmoninë fetare, por ka vue në osmanisht, sot mbas një shekulli Pamvarsie të Shqipnisë, vulen e sulltanve të kalifatit islamik të pushtuesve turq-osman masakrues të popullit shqiptar a thue se xhamija nuk sherben per lutje fetare por asht një garnizon i dikurshem turk-osman ?!

Imagjinoni Ju lutem vetem per një minut zoja kryebashkijake, se sa do të trumbetohej me të drejtë si verpim antikombëtare dhe skandaloz sikur nëpër fasadat e kulteve të tjera fetare të vendoseshin stemat e mbretenve të dikurshem pushtues sllav o grek o eruopian !!!!

Un mendoj se rranjët i këtij veprimi të myftiut të Shkodrës imamit Muhamed Sytari duhen kerkue tek Enver Hoxha, i cili në vitin 1967 prishi Kisha dhe Xhamija dhe zhduku kleret tona fetare tradicionale. Për të mbushë këtë boshllek klerikësh, mbas vitit 1990, shumë të rij shqiptar u derguen per studime teologjike në vëndet arabe prej ku sot po na sjellin sot shumë gjana negative, që në vendin tonë nuk i kemi pasë, deri edhe evokimin dhe hymnizimin e perandorisë pushtuese turk-osmane.

E nderta kryebashkijake zonja Voltana Ademi !

Vendosja në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës në Shkodër e vulës perandorake të sulltanve të kalifatit islamik të pushtuesve turq-osman:

1 – Asht një veprim antiligjor, sepse bjen në kundershtim me vendimin e parë të Qeverisë së Parë Shqiptare të datës 28 Nandor 1912 në Vlorë mbi Shpalljen e Pamvarsisë së Shqipnisë nga pushtuesi turk-osman, vendim që asht në fuqi edhe sot.

2 – Asht një veprim antikushtetues, sepse institucionet fetare në Shqipni me ligjë janë të shkëputuna nga Shteti dhe me ligjë institucioneve fetare u asht ndalue të merren me politikë ose të bëjnë në kultet fetare propagandë politike.

3 – Asht një veprim antikombëtar, sepse hjedh baltë mbi gjakun e mijra patriotve shqiptarë të qyteteve tona, të fushave tona dhe të maleve tona, të cilët pa asnjë dallim fetar, si vllazen, dhanë jeten e tyne gjatë luftrave shekullore per Pamvarsinë e Shqipnisë nga pushtuesi 500 vjeçar turk-osman.

4 – Asht një veprim shumë i damshem per mbar shqiptart edhe nga pikpamja politike ballkanike. Shqiptart nuk kan asnjë interesë politik të jenë hyzmeçart e njenës apo tjetrës palë të dy pretendentve antishqiptar shumë shekullor në Ballkan siç janë Turqia dhe Rusia. Vetem rruga europiane u garanton shqiptarve një siguri politike, një siguri ushtarake dhe një perspektivë ekonomiko – kulturale. Këtë e verteton shkëputja e Kosovës nga Serbia dhe futja e Shqipnisë në Nato. Jeta vertetoi se çdo rrugë tjetër asht e gabueme dhe me pasoja fatale.

Mbasi tash më shumë se 100 vjet s’asht ma Shkodra vilajet si dhe per arsyet që ma nelt tregova, un, si qytetar i vjetër i këtij qyteti, kërkoj nga Ju zonja kryebashkijake, së pari ta verifikoni Ju vetë kuptimin e atij shkrimi osmanisht në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës dhe pastaj, mbasi Ju jeni personi me kompetencë të plotë në Shkodër per problemet publike të qytetit, kerkoj të urdhnoni heqjen sa më parë të vulës perandorake të sulltanve të kalifatit islamik të pushtuesve turq-osman nga fasada publike e Xhamisë, fakt që është pa preçedent në Shqipni dhe në Ballkan.

Perfundoj me bindjen per mirëkuptimin dhe nderhymjen Tuej.

Me nderime
Paul Tedeschini

FB_IMG_1473921819881
FB_IMG_1473921823593

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *