Në lagunën e Divjakës rikthehen krillat

Jemi futur në stinën e shtegtimit të zogjve migrator dhe spektakli që ata sjellin bëhet mjaft tërheqës.

Sinjalin e parë e dha këto ditë një flamingo Juvenil që nuk dihet prej nga fluturonte, por synimi o tij ishte laguna e Karavastasë.

Erërat e forta dhe lodhja ia kanë devijuar itinerarin dhe ai u gjet në gjendje të drobitur fizike në breg të detit pranë Malit të Robit. Disa qytetar e gjetën dhe njoftuan institucionet që kujdesen për kafshët dhe shpendët e braktisur.

Ai u mor nga punonjësit e AdZM -së Fier dhe pasi u kontrollua për dëmtime të ndryshme, u lëshua në lagunën e krilla2-1-690x450Karavastasë atje ku dhe ishte destinacioni i tij.

Ky flamingo është fluturaku I parë që sinjalizoi se pas tij kjo lagunë do të pres dhe shumë të tjerë.

Pas pak ditësh në ujrat u ngrohtë të strugave të lagunës, do të ketë një spektakël të vërtet baleti të krijuar nga këta zogj tepër të bukur dhe gazmor.

Pas tyre do të vërshojnë turistët e vëzhgimit të shpendëve dhe Divjaka vijon të mbetet një qendër turistike për turizmin e vëzhgimit./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *